Living : 2020-05-01

LIVING UDHËTIME : 172 : 172

LIVING UDHËTIME

Bosnjë Ecjet apo aktivitete­t sportive në fundjavë, janë një mënyrë shumë e mirë e kthimit drejt tokës dhe energjisë së saj. Qetësia, liria, energjia që të dhuron aktiviteti sportiv, ndihmojnë edhe në çlirimin e ankthit dhe stresit të akumuluar gjatë javës. Ky është shembulli që na jep Liridoni, i cili ka vizituar pjesën më të madhe të majave ballkanike, bashkë me Klubin Alpin të Strugës. Ai ka prekur majën më të lartë në Ballkan, Musallën, 2925 metra, që ndodhet në malin Rila, Bullgari; ndërkohë, Malet e Sharrit, Bjeshkët e Nëmura dhe majat e tjera të rajonit, janë çdoherë në axhendën e tij vjetore. Nëse jeni kureshtarë, si unë, udhëtime të tilla zgjasin nga tri ditë deri në një javë. Ato që janë të përqendrua­ra në një lloj aktiviteti, për shembull sportiv, janë më të shkurtra, ndërsa udhëtimet ku vizitohen më shumë qytete dhe më shumë pika në ato vende, zgjasin më shumë. Përveç vendeve të Ballkanit, në listën e Liridonit si destinacio­ne të kompletuar­a qëndrojnë Afrika Jugore, Kanadaja, Armenia, Suedia, Zvicra, Gjermania, Turqia, Portugalia, Franca, Hungaria dhe Italia. Megjithatë këto shtete kanë edhe shumë vende të tjera që Liridoni mund t’i vizitojë përsëri në të ardhmen. Nëse frymëzohen­i nga Liridoni për një udhëtim të ngjashëm, kini parasysh që çelësi i suksesit është organizimi, që nga transporti e deri tek ushqimi apo pijet specifike. Kjo është një mënyrë e mirë për të kursyer kohë dhe për të mos humbur asgjë të rëndësishm­e nga një vend, kurse, në disa raste, zgjedhjet ia lëmë rastësisë apo dhe hulumtimev­e të rastësishm­e gjatë rrugës. Ndërkohë, personazhi ynë, udhëtimet e radhës i përcakton sipas rekomandim­eve të miqve apo dhe hulumtimit personal. Pastaj, ka dhe raste kur vizitat lidhen me konferenca­t e punës, të cilat të motivojnë ta zgjatësh udhëtimin edhe pak ditë më shumë, për të eksploruar vendin ose qytetin përreth. Liridoni, ndonëse ka vizituar dhe planifikon të vizitojë shumë shtete të tjera, nuk vetëquhet bloger udhëtimesh, një profesion ku gjysma e popullsisë nuk e ka idenë se çfarë bëhet, ndërsa gjysma tjetër është paragjykue­se. Kjo është vetëm një ide, por sipas tij është një angazhim që kërkon kohë dhe më shumë udhëtime, ndoshta dhe ndryshim të profesioni­t. Ta kthesh udhëtimin në profesion, të mëson dhe disa sekrete që në rastin tonë kanë 172 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.