Living : 2020-05-01

LIVING UDHËTIME : 173 : 173

LIVING UDHËTIME

Afrikë e Jugut PËRVEÇ VENDEVE TË BALLKANIT, në listën e Liridonit si destinacio­ne të kompletuar­a qëndrojnë Afrika Jugore, Kanadaja, Armenia, Suedia, Zvicra, Gjermania, Turqia, Portugalia, Franca, Hungaria dhe Italia. të bëjnë me kursimin e energjisë fizike dhe regjimin ushqimor. Liridoni më thotë që në varësi të kohëzgjatj­es së aktiviteti­t, ndryshojnë edhe ushqimet apo aksesorët që merren me vete. Gjatë ecjeve të zakonshme njëditore, në çantën e tij nuk mungojnë uji, çokollata e zezë, frutat e thata dhe ato të sezonit, bashkë me dy shkopinjtë për ecje dhe me mbulesën për mbrojtje nga shiu. Po, sepse përpos ushqimit, pjesë e kënaqësisë së aventurier­ëve është edhe veshja apo aksesorët. Ata që kanë qejf turizmin sportiv, sikurse e përmendi dhe Liridoni, adhurojnë çadrat dhe mundësitë e pafundme që ajo të jep. Jo vetëm për të qenë në kontakt organik me natyrën, por dhe për logjistikë­n e organizimi­t. Liridoni pohon të njëjtën gjë duke thënë që udhëtimi është më komod kur zgjedh të vizitojë qytete, ndërkohë që ecjet në natyrë janë më favorizues­e për çadrën. Kujdesi, nga ana tjetër, duhet të jetë maksimal, sidomos në maja të larta apo në dimër, se, ndonëse është pikërisht ajo frika që indukton adrenalinë­n, në fund të fundit këto aktivite bëhen për të krijuar kujtime, eksperienc­a dhe për të shijuar jetën. Cili është udhëtimi i ardhshëm i Liridonit? Lista e vendeve që ëndërron të shohë është e gjatë dhe përfshin vende si Amerika Latine, Afrika dhe Azia. Jo vetëm për ecje dhe ekspedita, por edhe për shijimin e ushqimeve, për zbulimin e kulturës apo traditës së një vendi, për zhvillimin shoqëror dhe mënyrën e jetës. Të gjitha këto janë elemente të qenësishme, që na pasurojnë dhe na çojnë në një nivel tjetër njerëzor. Si shumë adhurues të tjerë të natyrës dhe maleve, edhe ëndrra e Liridonit është të ngjisë majën më të lartë në botë, Everestin (8848 metra) në Himalajën e Nepalit, e cila është sa madhështor­e, aq edhe sfiduese. Kështu, le të frymëzohem­i nga Liridoni për të dalë nga guaska jonë dimërore, për të zbuluar bukuritë natyrore dhe për ta shijuar sa më shumë pranverën. 173

© PressReader. All rights reserved.