Living : 2020-05-01

LIVING KUZHINË : 184 : 184

LIVING KUZHINË

Tartë me shparg Vezë skoceze PËRBËRËSIT: PËRGATITJA: PËRBËRËSIT: PËRGATITJA: 1 petë sfoliatë 1 tufë shparguj 250 g gjizë pa kripë 2 vezë 150 g djathë i bardhë 10 domatëza kripë dhe piper Ndezim furrën në temperatur­ën 180 gradë. Lajmë shpargujt me ujë të bollshëm dhe u këpusim pjesën fundore deri ku mundemi, pastaj presim në kubikë djathin e bardhë. Vendosim petën sfoliatë në një tavë të lyer me gjalpë dhe pak miell dhe e shpojmë me pirun. Peta duhet të ngjitet edhe në anët e tavës që të mbajë mbushjen. Përziejmë gjizën, vezët, kripën dhe piperin, por duhet të kemi kujdes, se edhe djathi ka kripë. E shtrojmë masën mbi petë dhe e hapim me kujdes. Pastaj vendosim shpargujt, domatet e prera në mes dhe kubat e djathit. E pjekim për rreth 15-20 minuta derisa anët të marrin ngjyrë. E nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet dhe e presim në feta. E shërbejmë me sallatë të freskët stine. 4 vezë 400 g salsiçe të freskëta 1 lugë mustardë lëkura e 1 limoni kripë, piper, majdanoz, sherbelë Vendosim vezët të ziejnë për 8 minuta. Ndërkohë, thërrmojmë salsiçet në tas dhe shtojmë mustardën, lëkurën e limonit, majdanozin dhe sherbelën e grirë. E rregullojm­ë me kripë dhe piper dhe formojmë një brumë qoftesh. Ftohim vezët në ujë të rrjedhshëm. E ndajmë brumin në 4 pjesë, hapim një prej tyre në pëllëmbë dhe vendosim vezën e qëruar. Këtë e mbulojmë me brumë dhe formojmë një top. Në tre tasa të ndryshëm vendosim miellin, vezën e rrahur dhe galetën. Çdo top brumi e kalojmë në fillim te mielli, te veza dhe në fund te galeta. E përsërisim këtë dy herë për të krijuar një shtresë sa më kompakte. Më pas i skuqim për 4-5 minuta në temperatur­ë mesatare, në vajin e nxehur që më parë. Më pas i vendosim në letër kuzhine që t’u thithim vajin e tepërt. (që i kemi pasur në temperatur­ë ambienti) PËRBËRËSIT PËR T’I MBLEDHUR: 50 g miell 1 vezë e rrahur 100 g galetë vaj për skuqje 184 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.