Living : 2020-05-01

LIVING KUZHINË : 185 : 185

LIVING KUZHINË

luleshtryd­hesh Krem me biskota krokante PËRBËRËSIT: PËRGATITJA: 40 g gjalpë 125 ml krem pana 100 g sheqer 25 g bajame petë 25 g fëstëkë 50 g miell Ndezim furrën në temperatur­ën 180 gradë. Vendosim në zjarr një tenxhere të vogël ku ngrohim panën, gjalpin dhe sheqerin, derisa të treten. E heqim dhe shtojmë frutat e thata dhe miellin, duke i përzier që të mos krijohen kokrriza. Këtë masë e hedhim në një tavë, ku kemi shtruar letër furre, dhe e hapim me spatul kuzhine. E pjekim për 15 minuta, e heqim nga furra dhe më pas e vendosim të ftohet në një tel kuzhine, derisa të bëhet krokante. Rrahim kremin e djathit derisa të zbutet, shtojmë panën, qumështin e kondensuar, lëngun dhe lëkurën e limonit dhe i rrahim, derisa masa të njëtrajtës­ohet. E lëmë të pushojë 2-4 orë. Ndërkohë, presim luleshtryd­het në copa, i vendosim në tenxhere së bashku me sheqerin dhe i ziejmë disa minuta. Shtojmë pluhurin e xhelatinës dhe i lëmë të ftohen. Në fund, formojmë ëmbëlsirën duke vendosur në gotë kremin, biskotat dhe luleshtryd­het dhe e përfundojm­ë me copëza biskote dhe luleshtryd­he të freskëta për dekor. PËRBËRËSIT PËR MBUSHJEN DHE DEKORIN: 200 g krem djathi 100 g qumësht i kondensuar lëkura dhe lëngu i 1 limoni 150 ml pana 450 g luleshtryd­he 2 lugë sheqer 2 lugë xhelatinë për fruta

© PressReader. All rights reserved.