Living : 2020-05-01

LIVING KUZHINË : 187 : 187

LIVING KUZHINË

cake Hummingbir­d Oliverit sipas Xhemi PËRBËRËSIT: PËRGATITJA: 250 ml vaj 350 g miell që fryhet vetë 1 lugë çaji me kanellë 300 g sheqer kaf 4 banane të mesme 425 g copa ananasi, komposto 2 vezë 1 bustinë vanilje 50 g arra braziliane Ndezim furrën në temperatur­ën 180 gradë. Në një tas përziejmë me rrahësen me dorë miellin, kanellën, vaniljen, sheqerin dhe pak kripë. Në një tas tjetër shtypim bananet me pirun, shtojmë ananasin, vezët dhe vajin dhe i përziejmë, derisa të përftojmë një masë të njëtrajtsh­me. Në fund shtojmë miellin dhe e përziejmë me masën. Brumin e formuar e ndajmë në dy pjesë dhe e pjekim për 40 minuta, derisa prova me kruajtëse dhëmbësh të dalë e thatë. Ndërkohë që keku ftohet, formojmë kremin duke rrahur me rrahëse elektrike gjalpin me sheqerin, derisa të bëhet si shkumë. Shtojmë aty kremin e djathit, lëngun dhe lëkurën e laimëve. E përziejmë përsëri dhe e vendosim në frigorifer. Vendosim një shtresë keku në pjatë, e mbulojmë me gjysmën e kremit, pastaj vendosim shtresën tjetër dhe e mbulojmë të gjithën me krem. E zbukurojmë me feta ananasi, të cilat i kemi tharë në furrë në 100 gradë. PËRBËRËSIT PËR KREMIN: 400 g sheqer pluhur 150 g gjalpë i butë 200 g krem djathi 2 laim PËRBËRËSIT PËR ZBUKURIM: Feta ananasi të pjekur dhe lule shafrani

© PressReader. All rights reserved.