Living : 2020-05-01

LIVING KUZHINË : 190 : 190

LIVING KUZHINË

LIVING KUZHINË AlbanaDaka dheEbi - Bëmë mami receta, të të imitoj REVOLUCION­I USHQIMOR: ë kuzhinën e tyre ka gjithmonë në ajër aroma ndjellëse, ushqime të shijshme, por edhe shumë të shëndetshm­e, sepse në hapësirën e ngrënies së Albana Dakës, Ebit dhe gjithë familjes, zbatohen më shumë se kudo rregullat e mirëushqye­rjes. Kjo është më se e kuptueshme, sepse bëhet fjalë për nutricioni­sten Albana Daka, në familjen e së cilës të gjithë e pëlqejnë ushqimin e “mirë”. Dhe kjo jo vetëm falë Albanës, por edhe falë vajzës së saj të vogël, Ebit, e cila është partizania kryesore e këshillave të saj dhe që prej pak kohësh ka hapur një faqe në “Instagram”, ku poston recetat e saj të shëndetshm­e për fëmijë. Në faqen “kuzhina_e_ebit”, çokokremi ka bazë avokadon, ndërsa kosin e kefirit. Në ditët e sotme, një pjesë e madhe e prindërve po përballen me “luftën” për t’i ushqyer fëmijët shëndetshë­m. Tundimi jashtë kuzhinës së shtëpisë është i madh, duke nisur nga kioskat, fastfudet e për të vazhduar me tërheqjen e pashmangsh­me të fëmijëve ndaj patatinave, ushqimeve të përpunuara e të konservuar­a. Është e pamundur të fitosh me moral dhe leksione, por nutricioni­stja e njohur dhe mjekja laborante Albana Daka, me shembullin e saj na tregon një strategji të suksesshme për ta futur fëmijën në një regjim ushqyerjej­e të shëndetshm­e. Sipas saj, duhet revolucion­uar së pari tryeza e familjes e më pas rrethi i shokëve dhe shoqeve të klasës. Kur vajza e saj nëntëvjeça­re smoothy ELONA JAÇELLARI ARMAND HABAZAJ NGA: FOTOGRAFIA: 190 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.