Living : 2020-05-01

LIVING KUZHINË : 192 : 192

LIVING KUZHINË

ÇOKOKREM ME AVOKADO Përbërësit: një avokado një filxhan kafe me mjaltë tri lugë gjellë kakao dy filxhanë kafe me qumësht një majë luge çaji shafran (sipas dëshirës) Përgatitja: I përzien të gjithë përbërësit në blender. “Nuk është rastësi rritja e sëmundshmë­risë. Sipas studimeve të fundit, shkaku kryesor i sëmundjeve nuk është gjenetika, por stili i jetesës. one, që ta ndante ushqimin me shoqet. Më vonë, edhe ato nisën të merrnin bukë me vete. Kur ndonjëherë u them të blejnë diçka, ngaqë nuk kam kohë t’u përgatis ushqimin, nuk pranojnë, madje rrinë pa ngrënë, nëse nuk u jap gjë me vete.” “Ushqimet më të mira janë ato që marr nga shtëpia, - thotë Ebi. - Ato që blejmë, nuk janë të shëndetshm­e, sepse nuk e di çfarë kanë brenda, ndërsa ato që marr nga shtëpia, i bëj vetë. Receta më e mirë që kam përgatitur dhe kam marrë në shkollë, është mus çokollate. Kam zbuluar edhe një recetë çokokremi me avokado dhe një tjetër me qiqra të ziera. Ndonjëherë, kur bëj sanduiçe për vete për në shkollë, u jap edhe shoqeve, sepse janë shumë të veçanta. Më pëlqen t’i bëj me ngjyra të ndryshme. Ndonjëherë blej bukë me spirulinë, ndonjëherë i bëjmë të kuq me lëng panxhari. Atyre u pëlqejnë shumë recetat e mia.” Pikërisht fjalët e shoqeve e motivojnë të voglën që të përditësoj­ë me gatime të thjeshta e të shëndetshm­e faqen e saj në “Instagram”. E nisi me sanduiçe dhe pastaj me lëngje të ndryshme frutash. Nepsin për çokokremin e dyqanit, e vogla e zëvendësoi më atë me bazë avokadon, që, ç’është e vërteta, ka shije shumë të ngjashme me çokokremin e blerë. “Dëshira për të gatuar i ka hyrë në gjak, - tregon Albana. - Të jem e sinqertë, fëmijët joshen dhe tërhiqen shumë nga ushqimet e gatshme, por me pak diplomaci, unë kam arritur t’ua heq këtë dëshirë ose të paktën t’ua zvogëloj. Nëse dalim për të pirë diçka, vajzat e mia nuk marrin pije me gaz, por lëngje të shtrydhura, çaj ose ujë. Ebi i preferon shumë çajet. Pra, ia kam dalë që vajzat të mos hanë më jashtë dhe këtë e kam arritur me punë bindëse dhe shumë diplomaci, se nga natyra, fëmijët janë të prirë të kundërshto­jnë e të mos u binden urdhrave. Këmbëngul shumë në këtë pikë, ngaqë është për të mirën e shëndetit të tyre. Por është një luftë shumë e madhe, ngaqë është shoqëria në mes, megjithatë them se ia kam dalë mbanë t’i ndërgjegjë­soj. Një gjë të tillë e vë re edhe te pacientët që vijnë në klinikë për t’u dobësuar. Shpesh ata marrin edhe fëmijët me vete dhe i shoh që u japin kroasant për të ngrënë. Nuk mund të pretendosh shëndet të mirë për veten, nëse nuk rregullon kuzhinën e familjes. smoothy, 192 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.