Living : 2020-05-01

LIVING KUZHINË : 193 : 193

LIVING KUZHINË

Sipas mjekes laborante dhe nutricioni­stes, aktualisht, 22% e fëmijëve në Shqipëri janë obezë. As që do ta vrisja mendjen, nëse do të shtoja tre kilogramë, por do të shqetësohe­sha shumë, nëse fëmija im do të hante ushqime të thata dhe konsumonte pije me gaz. Nga përvoja, mund të them se, po e binde fëmijën, ai është pacienti dhe dëgjuesi më i mirë që ekziston. Nëse e bind një fëmijë për një regjim, ai e zbaton më me përpikëri sesa një i rritur.” Sipas mjekes laborante dhe nutricioni­stes, aktualisht, 22 % e fëmijëve në Shqipëri janë obezë. Kjo kategori është e rrezikuar për t’u prekur nga diabeti, sëmundjet e zemrës që në moshë të re, sëmundjet malinje etj. “Nuk është rastësi rritja e sëmundshmë­risë. Sipas studimeve të fundit, shkaku kryesor i sëmundjeve nuk është gjenetika, por stili i jetesës. Nuk mjafton të rregullosh vetëm stilin e jetesës së vitit të fundit. Stili i jetesës është memoria ushqimore e organizmit, ndaj është e rëndësishm­e që të punojmë me fëmijët, sepse problemati­kat me kequshqyer­jen fillojnë që në këtë moshë dhe shpërthejn­ë në një moshë të caktuar, – thekson Daka, e cila tregon se në klinikën e saj paraqiten shumë adoleshent­ë me ekzaminime pa fund, ndërkohë që prindërit nuk arrijnë ta kuptojnë se shkaku kryesor është ushqyerja e pashëndets­hme, se fëmijët e tyre hanë jashtë. – Nuk ia vlen të pish ilaçe. Janë një zgjidhje e çastit, por kanë efekte anësore. Fillimisht duhet zgjidhur çështja e ushqyerjes. Nuk mund të hash çfarë të dojë qejfi dhe pastaj të pish ilaçe për yndyrat. Vërtet ilaçet mund të t’i ulin yndyrat, por të dëmtojnë mëlçinë. Çuditërish­t, e kemi më të vështirë të menaxhojmë ato që janë në dorën tonë dhe janë më të thjeshta e pa kosto. Për shembull, po ta menaxhosh si duhet pesëqindle­këshin e kroasantit, me të mund të blesh një vezë, një fetë buke me gjalpë apo me gjizë. Ja ku i ofrove fëmijës një vakt të thjeshtë e të shëndetshë­m”, - përfundon nutricioni­stja rrëfimin e saj. Albana ka arritur të bëjë një ndryshim të madh në mendësinë e së voglës Ebi, e cila, edhe pse vetëm nëntë vjeçe, arrin të na frymëzojë me idetë e thjeshta për ushqime të shëndetshm­e. Tekefundit, ndryshimet e mëdha nisin me përpjekje të vogla, por sistematik­e. Mjafton ta duash atë që bën, ashtu siç e do edhe Ebi, e cila premton të jetë një blogere ushqimi në të ardhmen. 193

© PressReader. All rights reserved.