Living : 2020-05-01

RECETA PËR FËMIJË : 196 : 196

RECETA PËR FËMIJË

Si e shpreh dashurinë? PIGLET: Dashuria nuk shprehet, ajo ndihet, Piglet! ARUSHI PUH: Pjata me personazhe­t më të dashur për fëmijët Arushi Puh Përbërësit: Përgatitja: 100 g polentë 200 ml ujë 1 lugë vaj ulliri kripë Himalaje Në një tenxhere të vogël hedhim ujin dhe polentën, e përziejmë mirë dhe e vëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë. E përziejmë vazhdimish­t, që të mos ngjitet. Më pas hedhim kripë dhe vaj ulliri dhe vazhdojmë përzierjen, derisa të përftojmë trashësinë e dëshiruar. Pas kësaj, e shtrojmë masën në një enë të cekët dhe e lëmë të ftohet për një orë. Më pas e presim në format e dëshiruara, e në këtë rast, i japim formën e arushit Puh. Zbukurojmë pjatën me spec të kuq, fiq, kastravecë dhe ja ku kemi një mëngjes ideal dhe shumë të shëndetshë­m për fëmijët. E kush më mirë se nëna mund t'i bëjë fëmijët të hanë çdo perime dhe frutë? Mami Besa duket se ka gjetur mënyrën më të bukur për dy vajzat e saj Ajzaah dhe Dilara. Askush nuk mund t’u rezistojë këtyre pjatave, që duket sikur kanë dalë nga filmat vizatimorë të Pepës dhe arushit Puh. Për të gjithë lexuesit e revistës Living, Besa e faqes @_goodyfoody_ ka ndarë me ne fotot dhe recetat që gatuan çdo ditë për vajzat e saj. MIRELA ANDONI NGA: 196 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.