Living : 2020-05-01

LIVING KUZHINË : 201 : 201

LIVING KUZHINË

Në këto ditë pranvere, ku mbizotëroj­në ngjyrat dhe lulet, nuk mund të mungonin dhe LIVING KUZHINË preferuara: Strudel me fruta pylli dhe djathë PËRBËRËSIT: 1 petë sfoljatë PËR KREMIN: 175 g krem djathi 120 g rikota lëkura e 1 kokrre portokalli 30 g sheqer 2 lugë gjelle miell 1 vezë PËR REÇELIN: boronica dhe manaferra sipas dëshirës 30 g sheqer 1 lugë çaji miell kripë pak ujë PËRGATITJA: Fillimisht i japim petës sfoljatë formën e duhur. E palosim më dysh dhe presim vetëm këndet, që të krijojmë një petë ovale. Më pas, në secilën anë të palosur, presim një rrip rreth 2.5 centimetra, duke ndaluar në mes, për të mos e shkëputur rripin nga peta. Hapim petën e palosur dhe rripat e secilës anë i kalojmë, që të bashkohen me anën e kundërt të petës, duke formuar një si tip xhepi për mbushjen me krem. Shpojmë me pirun petën nga brenda dhe e lyejmë me vezën e rrahur. Spërkasim mbi petë sheqer të bardhë ose kaf dhe e fusim në furrë në temperatur­ën 150° C, derisa të marrë ngjyrë të lehtë. Hedhim në blender gjithë përbërësit për kremin. Pasi i përziejmë mirë, masën e hedhim në xhepin e krijuar të petës, duke e hapur mirë me një spatul. Në një tigan hedhim frutat e pyllit, sheqerin, miellin, kripën, ujin dhe e përziejmë vazhdimish­t, derisa masa të trashet si reçel. E hedhim atë mbi krem dhe me një kunj dhëmbësh ose majë thike luajmë me reçelin, për të krijuar efektin e mermerit. E vendosim përsëri në furrë për rreth 20 minuta të tjera. 201

© PressReader. All rights reserved.