Living : 2020-05-01

MIRËQENIE : 204 : 204

MIRËQENIE

MIRËQENIE NJË SERRË ME NË TIRANË Në një kohë kur të rinjtë ndihen të pashpresë, pa vizion, pa të ardhme dhe e lënë vendin, ka nga ata si Albi Sulo, i cili ka vendosur të investojë dijet në Shqipëri. Me mbështetje­n e një organizate që subvencion­on ide startupesh “green”, ai ka ndërtuar një serrë të aloe verës në rrethinat e Tiranës... SI LINDI SERRA E ALOE VERËS? Gjithmonë e kam adhuruar natyrën dhe përpiqesha të kaloja sa më shumë kohë pranë saj, kësisoj zgjodha Studime Mjedisore në shkollë të lartë. E shihja natyrën në çdo detaj dhe mbaj mend se kudo që shkoja, çdo mal apo plazh, e eksploroja dhe merrja një bimë, gur apo diçka që e personifik­onte atë vend, sipas këndvështr­imit tim. Për më tepër, kam pasur një përvojë personale me aloe verën, e cila më ka dhënë rezultat direkt në shëndetin tim, kështu që ua sugjerova edhe miqve për raste të ngjashme. Pasioni për natyrën dhe përvoja personale për ndikimin që ka aloe në shëndet, më nxitën që ta studioja më thellë këtë bimë. Kishte shumë studime ku aloe vera NGA: FOTOGRAFIA: 204 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.