Living : 2020-05-01

LIVING PERSONAZH : 221 : 221

LIVING PERSONAZH

Skifter Këlliçi ËSHTË SHKRIMTARI I PARË Skifter Këlliçi drejton konkursin sportiv. (1973) Siç e kam thënë edhe në hyrjen e këtij shkrimi, që i vogël ju keni pasur dy pasione, dy dashuri. A lindën ato njëherësh apo njëra pas tjetrës dhe si? me vendim të Byrosë Politike, sepse po shpallej kampione, duke lënë pas “Dinamon” dhe “Partizanin”, që përfaqëson­in diktaturën komuniste në sport. Këlliçi është njohur edhe në fushën e letërsisë për fëmijë, sidomos me romanet “Kujtimet e mëhallës së vjetër” (1967) apo “Pas gjurmëve” (1972). Mbi këtë të fundit është mbështetur edhe skenari i tij për filmin artistik me të njëjtin titull, i cili u nderua me çmimin special të Presidenti­t të Republikës Italiane në festivalin ndërkombët­ar të filmit në Giffoni (Itali) në vitin 1979. Skifter Këlliçi ka shkruar edhe romane me temë historike, ku vlen të përmendim “Atentat në Paris” (1978), “Vrasës me duar të bardha”(1991), “Dashuri e gdhendur në shkëmb”. Në vitin 2010 Këlliçi botoi romanin “Shtatori i gjëmës së madhe” kushtuar sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 mbi Kullat Binjake në Nju Jork. Shtytje për këtë roman ishte midis të tjerash edhe fakti që ndërmjet gati 3000 viktimave të atij sulmi ishin edhe 3 shqiptaro-amerikanë, të cilët janë personifik­uar në roman. Në krijimtari­në e Këlliçit në fushën e veprave publicisti­ko-shkencore një vend të veçantë zënë: “Historia e futbollit” (1980); dhe “Nga 2-3-5 në 4-4-2”. Këlliçi ka botuar gjithashtu “Yjet e futbollit botëror”. Në vitin 1999 Skifter Këlliçi largohet nga Shqipëria dhe vendoset së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara, ku edhe banon aktualisht. Edhe përgjatë gjithë këtyre viteve, ai ka vazhduar të endet mes dashurisë dhe pasionit për letërsinë dhe futbollin, duke sjellë për publikun shqiptar artikuj të panumërt sportivë, të botuar në gazeta të kohës, por edhe të tjerë, kushtuar letërsisë, të cilat kanë bërë jehonë në mediet shqiptare. Sot, në moshën tetëdhjete­dyvjeçare, ende “mes dy zjarresh”, ai pret me padurim të dalë në shtyp libri i tij më i ri, “Topi nën pushtetin e tyre”, i cili vjen në shqip nga shtëpia botuese “Living” dhe është një libër me kujtime nga jeta e tij si gazetar dhe komentator sportiv radio-televiziv. Ishte pikërisht kjo shtysa që na bëri t’i merrnim atij pak kohë për një intervistë ekskluzive për revistën “Living”. Ashtu si jeta e Skifterit, edhe në këtë intervistë, topi do të luhet mes dy portave, asaj të letërsisë dhe asaj të gazetarisë sportive. Po, kanë lindur thuajse njëherësh. Në vitin 1948 sapo kisha mbushur dhjetë vjeç. Krahas librave të tjerë, që i lexoja me shumë kureshtje, lexova edhe një libër, ku përshkruhe­j fëmijëria e shkrimtari­t të madh rus Maksim Gorki. Më bëri shumë përshtypje që Gorki i vogël lexonte nën dritën e një fitili, mbi furrën e bukës ku punonte 12-14 orë në ditë, pastaj niste të lexonte dhe të shkruante. Kështu më lindi dëshira për të shkruar. Natyrisht, jo nën dritën e një fitili. Në të njëjtën kohë, duke dëgjuar në Radio Tirana zërin e komentator­it dhe publicisti­t të madh sportiv Anton Mazreku, më lindi dëshira që të bëhesha edhe unë si ai. Cilët faktorë ndikuan që, që në moshë të re, të vendosnit të bëheshit gazetar sportiv? Faktorët kyç ishin pasioni dhe kultura sportive, të fituara nga leximi i materialev­e sportive, krahas gazetës shqiptare “Sporti popullor”. Këtë të fundit kam nisur ta lexoja që në moshën 7–vjeçare. Pastaj, në 1956-n, në moshën 18-vjeçare, kur isha student i vitit të dytë për gjuhë-letërsi, nisa të lexoja gazeta, revista dhe libra me temë sportive në gjuhën ruse. Po atë vit nisa të dëgjoja emisione sportive nga radioja dhe më vonë edhe nga televizion­i italian. Si ndodhi që librin e parë me tregime e botuat në vitin 1968, kur ishit tashmë tridhjetë vjeç, dhe jo më parë? I dhënë pas emisioneve letrare në redaksinë e kulturës së Radio Tiranës, ku nisa të punoja në vitin 1959, dhe përgatitje­s së emisionit “Rubrika sportive”, deri në moshën 30-vjeçare, me përjashtim të pak tregimeve të dobëta që kisha botuar në gazeta, mendova se rruga ime në jetë ishte vetëm gazetaria radiofonik­e në fushën e kulturës, artit dhe sportit. Mirëpo, atëherë kuptova se përvoja e madhe, veçanërish­t si gazetar sportiv, mund të më shërbente edhe për të shkruar tregime, tashmë të mira, me temë sportive. 221

© PressReader. All rights reserved.