Living : 2020-05-01

LIBRI : 225 : 225

LIBRI

LIBRI Skuadra e kanotazhit që gjunjëzoi Hitlerin të rritur vetëbesimi­n e shuar dhe për të gjetur një vend që mund ta quajë shtëpinë e tij. Skuadra mblidhet nga një trajner enigmatik dhe një ndërtues anijesh enigmatik nga Britania, megjithatë ajo që i sjell fitoren skuadrës, është besimi që ata arritën të krijonin te njëri-tjetri. Ata djem i treguan botës anembanë se çfarë mund të arrihet kur ka përkushtim, vendosmëri dhe besim. Libri “Djemtë e `36-s” përmban gjithashtu të dhëna të marra nga ditarët personalë të anëtarëve të skuadrës së kanotazhit dhe fotografi e kujtime, dhe shpërfaq një histori të rrallë suksesi, përkundër çdo pritshmëri­e. Ai flet për shpresën dhe fuqinë që mbart ajo në kohë të vështira. Në kohën kur zhvillohen ngjarjet, Amerika ishte në kulmin e Depresioni­t të Madh, megjithatë ata guxuan dhe ia dolën mbanë. Libri ka dy linja kryesore: njëra trajton vështirësi­të e skuadrës amerikane në një kohë kur vendi kalonte ditë të trazuara, ndërsa tjetra nis me dekretimin e vendit të Lojërave Olimpike nga Hitleri. Përgjatë kësaj linje, njihemi edhe me mbulimin e gjurmëve të nazistëve për trajtimin çnjerëzor të hebrenjve, në mënyrë që Gjermania të duartrokit­ej nga bota mbarë për organizimi­n e Lojërave Olimpike të vitit 1936. Ngjarjet kulmojnë me përshkrimi­n e garës së fundit të Lojërave Olimpike. Gjatë viteve 1930, kanotazhi ishte një sport shumë popullor dhe miliona njerëz i ndiqnin veprimtari­të e tij në radio. Djemtë e ‘36-s, fituesit krenarë, arritën të bëheshin heronj kombëtarë, megjithatë vetëm pak kohë pas ngjarjes historike emrat e tyre do të zhyteshin në harresë. Sido që të jetë, përpjekja e tyre epike arriti diçka: ata bënë një jetë më të mirë sesa prindërit e tyre dhe e kaluan pjesën e mbetur të jetës krenarë për suksesin e arritur. Pas fitores së madhe, të gjithë anëtarët e skuadrës mblidheshi­n çdo dhjetë vjet për të vozitur dhe për të kujtuar të gjithë bashkë. Me përshkrimi­n e djemve dhe kujtimet e gjalla, autori ka sjellë në jetë portretin e paharruesh­ëm të një epoke arritjesh të jashtëzako­nshme. Në vitin 2014, libri “Djemtë e `36-s” fitoi çmimin si libri më i mirë i bazuar në histori të vërtetë. KJO ËSHTË HISTORIA E VËRTETË, ndonëse në dukje e pamundur, e nëntë djemve amerikanë, të cilët i treguan botës se ç’është kuraja. Në fillim, askush nuk e besonte. Me një skuadër të përbërë nga djem minatorësh, punëtorësh dhe fermerësh, kurrkush nuk priste që Universite­ti i Uashington­it të mposhtte skuadrat elitare. Megjithatë ata e bënë: tronditën botën, duke sfiduar edhe skuadrën që garonte për Adolf Hitlerin. N ë qendër të ngjarjeve të pazakonta qëndron Xho Rantzi, një i ri pa familje, pa perspektiv­ë, i cili synon jo vetëm të fitojë respektin e duhur, por edhe të gjejë vendin e tij në botë. Ai është një adoleshent pa familje dhe pa asnjë perspektiv­ë për të ardhmen dhe nuk garon për lavdi, por për ETLEVA ÇEPELE NGA: 225

© PressReader. All rights reserved.