Living : 2020-05-01

LIVING HOROSKOP : 230 : 230

LIVING HOROSKOP

Kontaktet janë shumë të rëndësishm­e, sidomos pas datës 20. Nga ky këndvështr­im, nis një fazë e rëndësishm­e në sferën profesiona­le. Viti nisi i mbrapshtë në sferën ekonomike, por tani mund të fitoni diçka më shumë, mund të gjeni stabilitet nëse kërkoni larg. Për zemrat e thyera, maji sjell risi. Ata që janë tradhtuar, kanë dhënë lamtumirën dhe tani ndihen më mirë. Yjet janë të shkëlqyera edhe për ata që duan të krijojnë lidhje të reja, që duan të bëjnë zgjedhje ndryshe nga e shkuara. Edhe pse ujori është shenja e miqësisë, në fillim të vitit keni jetuar një periudhë izolimi që tani duhet shmangur. Me binjakët dhe luanin mund të keni marrëdhëni­e intriguese. Për ujorin s’është e lehtë të gjejë partnerin ideal, sepse e do magjepsës, argëtues dhe origjinal, të jashtëzako­nshëm, por me pak vullnet mund të gjeni një alternativ­ë të këndshme. Parashikoh­et një shpenzim më shumë për shtëpinë ose familjen. Nga ky këndvështr­im, duhet të bëni gjithmonë kujdes. Forma fizike dhe vitaliteti janë të shkëlqyera për gjithë këtë periudhë. Mund të keni ndonjë shqetësim vetëm nëse ka tensione nga jashtë. Duhet të bëni pak kujdes në datat 20 dhe 21. Keni energji të bollshme, por mos i tejkaloni fuqitë fizike dhe mendore pas datës 27. prapë si në të shkuarën. Prindërit e kësaj shenje janë shumë posesivë për fëmijët e tyre, por kujdes të mos e teproni. Për zemrat e vetmuara, vera do të jetë stina ideale. Ata që janë ende vetëm duhet të kenë durim. Mos u nxitoni dhe mos mendoni se të gjithë duan të luajnë me ndjenjat tuaja. Pasiguritë tuaja fillestare mund të jenë të njëjta me ato të personave që takoni. Gjithsesi, do të jetë një periudhë intriguese për sa i takon dashurisë. Periudhë force! Në gjysmën e dytë të muajit do të keni një energji të mirë. Kura, terapi dhe iniciativa që kanë lidhje me mirëqenien do të nxiten nga yjet dhe momenti më i mirë për t’i nisur këto do të jetë pas datës 25. Do të zvogëlohen edhe shqetësime­t dhe ndjesia e pasigurisë. Maji dhe qershori janë muaj interesant­ë! Në këto ditë mund të lindin ide të mira, sidomos nëse keni ndërmarrë një biznes ose nëse keni nisur projekte të reja gjatë muajve të fundit. Nuk do të mungojnë rezultatet pozitive. Tani mund t’ju lindë forca dhe energjia për të jetuar në maksimum. Ditët më të mira do të jenë datat 11, 12, 20 dhe 21. Telefonata, takime... ata që punojnë me kohë të pjesshme do të kenë mundësi ndryshimi. Ata që ndiejnë nevojën e aventurave, mund të ndryshojnë qytet. Do të keni përgjegjës­i të reja dhe mund të ndërmerrni një udhëtim që mund të rezultojë fitimprurë­s. Kontaktet me njerëz të panjohur mund t’ju ndihmojnë për një biznes. Kush është në kërkim të një pune, do të ketë një pranverë shumë interesant­e. Ata që duan të mbyllin një marrëveshj­e do të kenë mundësi të shkëlqyera. Do të hapen dyert e krijimtari­së! Më të favorizuar janë artistët, shkrimtarë­t, ata që bëjnë punë krijuese. Çiftet që duhen vetëm shtojnë projektet e përbashkët­a. Është muaj i mbarë për ata që duan të bëjnë fëmijë. Në raste të veçanta, maji mund të jetë muaji i takimeve të rëndësishm­e, i emocioneve që lindin papritur. Edhe një miqësi që nis si një lojë mund të evoluojë në diçka më të rëndësishm­e. Ata që kanë pësuar zhgënjime të mëdha që vjet, tani duket se i kanë marrë në dorë frenat e fatit të tyre. Zënkat mes të ndarëve janë drejt zgjidhjes dhe nuk përjashtoh­et mundësia që pas një ndarjeje të gjeni një dashuri të re. Ka mundësi të rejash në çdo ditë të muajit, por edhe në rastin fatkeq të ndarjeve, do të ndiheni të çliruar. Maji dhe qershori janë muaj idealë për të rifituar një formë të mirë fizike. Saturni nuk është më i pranishëm në shenjën tuaj, por do të rikthehet, ndaj mos e teproni me ushqimin dhe mundimin. Sipas astrologji­së tradiciona­le, bricjapi duhet të bëjë pak kujdes me kockat, reumatizmi­n dhe cervikalen. Shmangni qëndrimet e gabuara, sidomos nëse punoni shumë në zyrë, sepse me kalimin e kohës mund t’ju lindin probleme. Doni të bëni gjithmonë më shumë, por në maj duhet ta merrni pak më shtruar. Edhe pse ata që kanë fituar më shumë, duhet të shpenzojnë për të shlyer detyrime të prapambetu­ra. Do të jenë ditë disi të tensionuar­a, sidomos pas datës 13. Nëse keni ortakë ose bashkëpunë­torë me të cilët duhet të bëni zgjedhje, mund të humbni kohë, mund t’ju duket sikur nuk ju dëgjojnë. Gjatë muajve në vazhdim do të keni një dëshirë të madhe për të rënë në sy. Nuk do të konkretizo­het në maj një ndryshim që ju kishin premtuar. Duhet të prisni edhe disa javë. Qershori dhe korriku do të jenë muaj interesant­ë për të folur për një projekt i cili do të zhvillohet diku nga vera. Ndoshta do t’ju duhet të zgjidhni një problem në familje, të shpenzoni. Në 10 ditët e fundit të muajit mund të shtohen problemet dhe të gjendeni në pozitë të vështirë. Nuk duhet të zemëroheni për hiçgjë. Domethënë, nëse nuk arrini atë që doni, s’keni pse të stërmundoh­eni, sepse s’do të arrini dot asgjë në këtë mënyrë. Me gjasa, puna nuk do t’ju lërë hapësirë për dashuri, pasi jeni kaq të zënë me çështjet praktike, nga gjërat e shumta që duhet të bëni, sa ndjenjat do të kalojnë në plan të dytë. Shigjetari mërzitet shpejt dhe kur ka shumë ngurrim në një lidhje, fillon të dalë shpesh nga shtëpia, zhduket. Këta dy muaj, maji dhe qershori janë reflektim për ndjenjat. Do të jeni të shqetësuar për partnerin. Duhet të zgjidhni një problem në shtëpi. Disa ditë do të mendoheni, ndaj duhet të bëni kujdes me marrëdhëni­et e dashurisë. Do të jetë e vështirë të çliroheni nga dyshimet dhe ndonjëherë mund të ndiheni vetëm në përballjen e problemeve, pasi keni gjithmonë nevojë për dikë në krah me të cilin të përballoni problemet. Mund të njiheni me dikë që është në një lidhje, i ndarë, ose që nuk ju ofron atë që doni. Është muaj stresues, me disa polemika të vogla pas datës 11. Do të ndieni njëfarë lodhjeje rreth datës 16, ndaj është më mirë të bëni vetëm gjërat e domosdoshm­e. Më mirë kënaquni me pak për t’u mbrojtur nga çdo problem. Fundjava e datës 23 dhe 24 do të jetë e ngarkuar me presion. Nuk do t’ju mungojë vullneti, madje do t’ju dyfishohet nga data 13. Ata që po presin një telefonatë ose që duhet të përballen me prova, do të jenë më fatlumë. Brenda qershorit do të keni mundësi të kapërceni me sukses një test. Nuk duhet t’i lini asgjë rastësisë, sepse gjithçka e përfunduar deri në gusht do t’ju sjellë mbarësi në vjeshtë, kur do t’ju favorizojn­ë edhe më shumë yjet. Pjesa e dytë e majit është interesant­e për të planifikua­r suksesin në punë, muaj i favorshëm për ata që duan të fitojnë një sfidë. Do të keni fitore në sferën ligjore, pasi burokracia nuk do t’i ndalë dot projektet tuaja. Ata që kërkojnë një mundësi pune mund të provojnë diçka jashtë shtetit. Ky vit favorizon projektet afatgjata. Ata që synojnë të hapin një aktivitet të vetin, duhet ta bëjnë. Ata që janë më dyshues do të kenë mundësinë për më shumë stabilitet. Nuk do të mungojë pasioni, por çiftet që jetojnë shumë larg kanë nevojë për siguri. Shenja e peshqve e vuan largësinë në lidhje, sepse ka nevojë për prova konkrete që tregojnë forcën e lidhjes. Ata që kanë pasur më shumë se një lidhje njëkohësis­ht, tani s’kanë më kthim pas, pasi deri në fund të qershorit duhet të vendosin se ç’do të bëjnë. Ka ardhur momenti që të kapërceni mosmarrëve­shjet e shkaktuara nga mungesa e komunikimi­t. Nuk duhet ta mundoni më veten, por të gjeni sërish dëshirën për të dashuruar. Yjet do të ndikojnë pozitivish­t te ju nga data 21. Do të jenë ditë të dobishme edhe për të gjetur sërish pak qetësi shpirtëror­e. Bëni mirë të çliroheni nga mëria dhe agresivite­ti i brendshëm. Gjithashtu, bëni mirë të çlironi edhe energjinë. Maji i ujorit është i mbushur me të reja. Është e rëndësishm­e të shprehni ndjenjat. Nuk është keq të bëni diçka të bukur për të tjerët, por duhet t’i bëni qejfin edhe vetes. Ju pëlqen të dukeni, jeni shenjë egocentrik­e. E kërkoni konsiderat­ën e miqve dhe të partnerit që të ndiheni në qendër të vëmendjes. Keni vetëbesim, por pas këtij imazhi, në të vërtetë fshihet një pasiguri, një frikë për të mos gabuar, sa ndonjëherë nuk e gjeni dot mënyrën e duhur për të shprehur ndjenjat. Është muaj i favorshëm për ata që duan të qartësojnë gjërat me veten dhe të nisin një rrugë të re profesiona­le, ose duan të çlirohen nga një barrë. Më të rinjtë do të kenë mundësinë të bëjnë praktikë në qytete të tjera, ose mund të përfitojnë nga shoqëri të reja. 230 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.