Living : 2020-05-01

SHËNDET & MIRËQENIE : 36 : 36

SHËNDET & MIRËQENIE

SHËNDET & MIRËQENIE MUAJI SHKURT ISHTE MUAJI I EVENIMENTE­VE MONDANE NË EUROPË DHE NË BOTË: SANREMO, OSCARS, JAVA E MODËS, TË FAMSHËM, TË NJOHUR DHE TË PANJOHUR, TË GJITHË QË SHKËLQEJNË DHE RRËZËLLEJN­Ë NËN DRITAT E SKENËS. TË VESHUR BUKUR, TË STILUAR, TË PARFUMOSUR DHE PERFEKT PËR RASTIN APO NATËN MË TË RËNDËSISHM­E. PËRPOS VESHJEVE DHE FUSTANEVE, ELEMENTI QË TËRHEQ MË SHUMË VËMENDJEN NË KËTO EVENIMENTE KU MARRIN PJESË PERSONAT E FAMSHËM, ËSHTË PA DYSHIM LËKURA DHE SHKËLQIMI I SAJ. N doshta ju mendoni që yjet e Hollivudit apo VIP-at që aq shumë i ndjekim nëpër rrjete sociale, bëjnë trajtime marramendë­se për të mbajtur formën dhe dukjen rinore, e në fakt, edhe bëjnë. Megjithatë ajo që duhet të dimë, është që të gjitha këto trajtime janë të arritshme, për të gjithë, edhe në vendin tonë. Ku ndodhin të gjitha këto magji? Në Bamboo Spa Hammam! Pjesa më e bukur është që të gjitha shërbimet që ofron Bamboo Spa Hammam, janë metoda natyrale dhe joinvazive, sepse siç pohon estetistja e Bamboo-së, Nexhi Spahiu, “kirurgjia estetike rregullon pamjen e jashtme, por jo rigjenerim­in e brendshëm të qelizave”. Nexhi, shton që “përveç kostos më të ulët, mënyrave më të lehta dhe natyrale e pa efekte anësore, metodat estetike joinvazive ndikojnë në përmirësim­in e cilësisë së lëkurës, shëndetit dhe rinisë. Të gjitha këto, falë nxitjes së qarkullimi­t të gjakut, që nxit rigjenerim­in e qelizave”. Çfarë duhet ditur për to, para se të zgjedhim të përkëdheli­m veten me një prej tyre? Si fillim, duhet të dimë që në Bamboo Spa Hammam shërbimet janë moderne dhe inovative, sikurse në çdo vend të zhvilluar në botë. Nju Jork, Paris, Romë, Tiranë, nuk ka asnjë ndryshim nëse është Xheni apo Nexhi, shërbimi dhe rezultatet do të jenë të njëjta, pranë shtëpisë, në rehati dhe komfort absolut. TRAJTIMET E FYTYRËS Acidi Biorivital­izues - Ky trajtim largon lëkurën dhe qelizat e vdekura, duke iu dhënë mundësi shtresave të reja të lëkurës që të jenë më të shndritshm­e dhe më të unifikuara. Kjo metodë mund të jetë aq e lehtë sa të kryhet gjatë pauzës së drekës ose me përqendrim më të fortë, por kjo do më shumë kohë për rikuperim. kimik është një metodë që përdoret nga të gjithë ata që vuajnë nga njollat kafe, aknet, rrudhat e thella apo dëmtimi nga dielli. Ndërkohë, në Bamboo SPA keni mundësi që të kryeni gjatë gjithë vitit, edhe në stinën e verës, kur ruhemi aq shumë nga dielli dhe nga njollat kafe. Estetistja e Bamboo SPA, Nexhi Spahiu, thotë që në Peeling-u POR CILAT JANË METODAT DHE SHËRBIMET QË OFROHEN? peeling 36 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.