Living : 2020-05-01

LIVING PERSONAZH : 43 : 43

LIVING PERSONAZH

Nëse veshjet mund t’i blejë edhe në dyqane të zakonshme, nuk ndodh e njëjta gjë me bizhuterit­ë. Për sa u përket çantave, parapëlqen ato të voglat, por nuk është e dhënë pas tyre, madje harron t’i ndërrojë. I pëlqejnë këpucët me taka, edhe pse, për fat të mirë, ka kohë që ka filluar të veshë edhe atlete. Nga prurjet e reja të këtij sezoni pranveror veçon veshjet me pika dhe kostumet, që janë të preferuari­t e saj. Ama nuk e imagjinon të veshë pupa dhe veshje me print Një ndër pasionet e Blertës janë edhe udhëtimet. “Nëse do të ishin falas, nuk do të më shihnit më”, - thotë duke qeshur. I pëlqen të udhëtojë për t’u shkëputur nga e përditshmj­a, si dhe për të zbuluar kultura të reja. Udhëton sa herë që i jepet mundësia. Dëshiron që pushimet t’i kalojë gjithmonë jashtë vendit, jo vetëm se ofrojnë kushte dhe mundësi më të mira, por është një mundësi për të udhëtuar. Nuk është se i përzgjedh me kujdes vendet që udhëton. Mund të shkojë kudo, madje edhe në vende që i ka vizituar më parë. Blerta Tafani nuk është vetëm folësja e lajmeve që shohim përditë, por edhe bashkëshor­tja dhe nëna e një vajze tetëvjeçar­e, Anteas. Nuk ka marrë kurrë leksione prindërimi. Gjërat për të kanë ardhur natyrshëm, me bindjen se aty ku ka dashuri, ka vetëm gjëra të bukura e të mira. Nuk është një nënë kërkuese, as e rreptë. Meraku i saj më i madh është që Antea t’i bëhet një mike e mirë. “Nëse arrijmë të jemi mike të mira, them se do ta kem fituar betejën e prindërimi­t, - thotë, duke treguar se marrëdhëni­en me të voglën është munduar ta trajtojë vetëm në këtë prizëm. - Jam e bindur se ne bëhemi pasqyrë e asaj që kemi jetuar. Jam rritur me dy prindër që nuk na kanë bërtitur kurrë, ndaj tregohem e kujdesshme që veprimet e mia dhe mënyra se si sillem në shtëpi, me njerëzit apo gjithçka tjetër që bëj, të jetë ajo që do të doja të shihja te vajza ime. Jam e sigurt se ajo mëson më shumë duke parë, sesa nga këshillat apo leksionet që mund t’i mbaj unë. - Kur erdhi në jetë Antea, ajo zgjodhi të tërhiqej nga terreni, për të menaxhuar më mirë kohën që duhej të ndante mes punës dhe angazhimev­e të tjera. - Ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë. Të shohësh fëmijën tek rritet, është e mrekullues­hme. Të ndryshon si njeri. Kupton se nuk e paske ditur ç’është jeta”, - shprehet Blerta, duke theksuar se sa e shenjtë është marrëdhëni­a e saj me të bijën. Blerta është natyrë e qetë, por nuk janë të pakta rastet kur është acaruar. Media, dashur pa dashur, të detyron të nxjerrësh kthetrat. Shpeshherë, është treguar e përmbajtur dhe e butë edhe kur nuk duhej, çka ka bërë që njerëzit të mendojnë se është natyrë e dobët. “Për fat të keq, njerëzit sot janë në një konflikt të madh me veten: kur i shmang, të quajnë arrogante, mospërfill­ëse, kur u flet, sillesh mirë e me edukatë, ta marrin për dobësi. Pastaj, ka edhe nga ata që abuzojnë me normat e tua. Megjithatë, njeriu nuk del dot për një kohë të gjatë nga vetja, ndaj unë nuk nxjerr dot mësime nga këto situata. Nuk ndryshoj dot. Rrallë mund të ndodhë që pamja e jashtme dhe karakteri të ndryshojnë shumë. Ama, kur acarohem, do të thotë se ka arritur kulmi”, – shton plot bindje. Për Blertën ka shumë rëndësi edhe shoqëria. Një fjalë e urtë thotë: “më thuaj me kë rri, të të them se cili je”. Nëse animalier. familjen nuk e zgjedh dot, miqtë po. Blerta nuk bën kompromise dhe nuk i toleron disa gjëra, ndaj nuk ka shumë miq të ngushtë, por u është mirënjohës­e të gjithë atyre që e kanë ndihmuar të ecë para në jetë. Një ndër ta është Olta, me të cilën ka nisur rrugën e gazetarisë. Edhe pse për shkak të punëve e takon rrallë, ndihet shumë pranë saj dhe sapo takohen, bisedojnë sikur të kishin gjithë kohën bashkë. Ka edhe një mike zemre, me të cilën ka një marrëdhëni­e tipike dashurie, Anjezën, me të cilën rrallë bie dakord, por ajo është personi i parë së cilës i tregon çdo gjë që i ndodh. “Nevojën për të e tregoj në mënyra të ndryshme, por e dua shumë :-) Ajo është shoqja ime e ngushtë dhe ‘halli’ i vetëm i Anteas dhe mamit tim”, – përfundon Blerta. Në intervistë­n e mëposhtme, ajo u përgjigjet disa pyetjeve për gjigantin mediatik të ditëve të sotme, ecurinë e tij dhe të ardhmen e saj në këtë fushë. 43

© PressReader. All rights reserved.