Living : 2020-05-01

LIVING PERSONAZH : 46 : 46

LIVING PERSONAZH

LIVING PERSONAZH E kush nuk e njeh zërin zyrtar të kompanisë “Vodafone”, që na shoqëron që në themelet e saj? Kush nuk e mban mend prezantues­en dhe këngëtaren energjike Gerta Heta? Jam e sigurt se të gjithë e mbajnë mend, sikurse dhe unë që nuk e njihja personalis­ht. Në fakt, takimi ynë i parë u realizua gjatë një dreke të përbashkët dhe përmbyllës­e, për fushatën kundër dhunës ndaj gruas. Të dyja kemi qenë pjesë e këtij projekti e, me sa duket, natyrat tona të ngjashme bënë që të krijonim shpejt afrimitet. Kështu, një javë më vonë, në një nga lokalet e Tiranës dhe para një filxhani kafeje, filluam bisedën tonë të ngrohtë, sepse më shumë se një intervistë, ajo ishte një bisedë mes mikeshash. 46 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.