Living : 2020-05-01

LIVING PERSONAZH : 48 : 48

LIVING PERSONAZH

LIVING PERSONAZH mamit apo të babit. Ndërsa për vajzën tjetër thotë që ndonëse është ende e vogël, adhuron futbollin dhe këngën, dhe ka zë shumë të mirë. Shtëpia e tyre është e mbushur me organo, topa futbolli dhe vegla muzikore; pra, një ambient i hareshëm dhe plot mundësi argëtimi. Për sa i përket medieve dhe televizion­it, ajo u lejon atyre vetëm këngë me tekste, por jo me imazhe. Sipas Gertës, videoklipe­t e sotme nuk kanë ndonjë model të vërtetë për t’u ndjekur, kanë shumë lakuriqësi dhe shumë antivlera, të cilat ajo nuk do t’i përcjellë tek të bijat. Personalis­ht mendoj që ato janë vajza me fat, sepse një familje multietnik­e dhe kulturore, është gjithmonë një mjedis më i pasur për fëmijët, duke ia nisur që nga gjuha, ndonëse Matko tashmë jeton prej dhjetë vitesh në Shqipëri dhe e flet mirë gjuhën shqipe. Kështu, vajza e madhe e flet mirë gjuhën e të atit, ndërkohë që e vogla, di vetëm gjërat bazike, por komunikon shumë mirë anglisht. Familja e Gertës shkon dy herë në vit në Kroaci, ndërkohë që një herë në vit, prindërit e Matkos vijnë për vizitë në Shqipëri. Kur e pyes nëse e ka pasur ndonjëherë në plan të largohet në Kroaci, ajo më thotë JO, sidomos për shkak se gjuha do ta pengonte të punonte dhe të ishte e realizuar nga ana profesiona­le. Kështu, kanë gjetur një të mesme të artë, ku ai ka sakrifikua­r në një vend që i pëlqen, duke krijuar një familje të lumtur. Duke vazhduar bisedën, kuptoj që Gerta ka një burrë “thesar”, sepse jo vetëm që në shtëpi punët janë të ndara, por kontributi­n në kuzhinë e jep ai. E them shpesh që burrave u shkon kuzhina dhe më vjen mirë që dikush e mendon si unë. Këto detyra kanë qenë të ndara që në fillimet e marrëdhëni­es: ai gatuante, ndërsa Gerta lante enët. Ajo thotë se nuk ka kërkesa për ushqimin dhe Matko menaxhon çdo gjë, e vetmja gjë që i mungon, janë gatimet tradiciona­le shqiptare. Megjithatë, edhe për këtë shije të munguar ajo ka gjetur zgjidhjen te familja e origjinës ose më mirë të themi, tek e ëma. Speca të mbushur, patëllxhan­ë të mbushur, tavë kosi, presh apo bamje, janë pjata të cilat Gerta i shijon në shtëpinë e prindërve. Ndërkohë pastat, pleskavica­t, purenë me filetë dhe spinaq i shijon nga duart e Matkos. Dashuria kalon nga stomaku për të dyja gjinitë. Ky është një model dhe një shembull shumë i mirë për vajzat që po rriten. I lehtësuar dhe nga jeta prej futbollist­i, që e ka detyruar të udhëtojë që shumë i ri, Matko ka mësuar shpejt të kujdeset për veten dhe e ka pranuar pa asnjë problem këtë zgjedhje. Kjo, sepse, në të vërtetë, jeta e tij nuk pati ndryshime të mëdha në mënyrën e organizimi­t të punëve të shtëpisë. Kur e pyes se çfarë kanë menduar për të ardhmen dhe shkollimin e vajzave, Gerta më thotë se kanë dëshirë që vajzat, Luna dhe Matea, të shkollohen jashtë, por, për ta rëndësi ka që fëmijët të jenë të lumtur, kudo që ta gjejnë vendin e tyre në botë, Itali, Gjermani, Amerikë, Kanada, Shqipëri. Gerta dhe Matko kanë vendosur të investojnë për shkollimin e tyre. Gerta më thotë që po jeton një periudhë paqeje dhe sta- Ndërkohë pastat,pleskavica­t,purenëme filetëdhes­pinaq ishijonnga duarteMatk­os. Dashuriaka­lon ngastomaku­për tëdyjagjin­itë. 48 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.