Living : 2020-05-01

LIVING PERSONAZH : 50 : 50

LIVING PERSONAZH

zgjedhja e bërë është më e mira. Ajo nuk e vret mendjen nëse ka marrë vendimin e duhur, pra, nuk ka dyshime të mëdha për mënyrën e saj të prindërimi­t. Ndërsa vazhdojmë të flasim për familjen dhe fëmijët, e pyes nëse e krahason veten me prindër të tjerë apo me mënyrën si ata sillen me fëmijët dhe Gerta thotë që është e pashmangsh­me të mos krahasohes­h. Prindërit krahasojnë fëmijët, veten dhe sjelljet, sikurse e bën dhe ajo me nëna të tjera. “E gjej veten duke thënë: ‘Sikur të isha dhe unë më e ashpër, si kjo’, sepse jam tolerante. Megjithatë, mendoj se kur fëmija bëhet njëzet vjeç, prindi kupton nëse e ka bërë si duhet punën e vet. Pjesa më e vështirë është adoleshenc­a, madje edhe më shumë e vështirë sesa angazhimi nëpër shkolla apo kurse. Unë mendoj që në fund, çdo gjë varet nga dashuria. Një fëmijë që rritet me dashuri, që nuk është duke e kërkuar atë, që nuk është në konfuzion, pavarësish­t nga ndonjë hallakatje që mund të ketë në adoleshenc­ë, do të jetë një fëmijë i mirë. Dardha bie nën dardhë. Unë mendoj që çdo gjë vërtitet te dashuria, dhe sidomos ato shtatë vitet e para të jetës, që e formojnë shumë. - Më pas vazhdon, duke shtuar: - Unë nuk e kam përfunduar misionin tim, ai është rrugës. Në fakt, biliteti. Vajzat po rriten. Edhe Matea e vogël, që lindi shumë para kohës së caktuar, duke i trembur dhe duke bërë që gjithë vëmendja të ishte tek ajo. Gerta beson që shtatë vitet e para të jetës janë shumë të rëndësishm­e për fëmijët, ndaj dhe ka vendosur që të shkëputet nga jeta mondane, nga evenimente­t, nga mbrëmjet e vona, për t’iu dedikuar plotësisht fëmijëve. Kur e pyes si e kanë marrëdhëni­en vajzat me njëra-tjetrën ajo thotë që tashmë janë në fazë zënkash, sepse Matea ka vëmendje më të madhe, për të cilën Luna është xheloze. Si çdo fëmijë i parë në një familje, ajo është mësuar me disa ritme dhe tradita të caktuara, që me ardhjen në jetë të fëmijës së dytë, prishen. Kështu, ndonëse edhe Luna e di që mami i do të dyja, përsëri kërkon vëmendjen që i ka munguar ose i kthehet motrës, duke e akuzuar për palumturi. Këto episode familjare janë të bukura, sidomos kur Gerta më rrëfen që kur janë jashtë, vajza e madhe kujdeset shumë për të voglën dhe ka gjithmonë frikë se mos humbet. “Aty, - thotë Gerta, - e kuptoj që ajo e do shumë motrën.” Ajo pohon se të bijat janë shumë aktive, shprehëse, të lëvizshme dhe ndonjëherë, sipas saj dhe pak “grifsha” ose natyra shpërthyes­e. Këto, siç thotë Gerta, janë probleme që i ka krijuar vetë, duke u plotësuar kërkesat dhe duke u dhënë pushtetin e së qarës. Sipas saj prindërimi nuk është i vështirë, problemati­ka më e madhe është lodhja fizike, dhe kur vendosi të krijonte familje, ishte e sigurt dhe e gatshme për atë fazë të re të jetës. Ajo thotë se përkujdesj­a për fëmijën të vjen natyrshëm dhe, ndonëse ka çaste që fëmija të vendos në situata të çuditshme, duhet ndjekur logjika dhe gjykimi personal, duke menduar që Ajo pohon se të bijat janë shumë aktive, shprehëse, të lëvizshme dhe ndonjëherë, sipas saj dhe pak “grifsha” ose natyra shpërthyes­e. 50 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.