Living : 2020-05-01

LIVING PASION : 64 : 64

LIVING PASION

LIVING PASION “NË FILLIM, TË GJITHË JANË AMATORË, me dashuri dhepor përkushtim, mund të arrish të bësh gjëra të bukura. Kam pasur fatin dhe mundësinë të eksperimen­toja me bojërat, pikturat dhe bimët shumë më herët se kaq, sepse janë dhe kanë qenë pjesë e pandarë imja, derisa erdhi çasti t’i ndërthurja dhe t’i ndaja edhe më gjerë të gjitha krijimet. vajza që promovon Shqipërinë përmes vazove të pikturuara ÇIFTI ÇAM A ajo ka eksperimen­tuar në teknika të ndryshme, por të preferuara­t e saj kanë mbetur skicat me laps bardhezi dhe bojërat e akrilikut. Së fundmi, është fokusuar në ndërthurje­n e të gjitha këtyre teknikave mbi vazo. Ana Maria nuk di të thotë se sa kohë fizike i duhet për të realizuar një vazo. Kjo varet nga angazhimi dhe duke qenë tip që e rrëmben pasioni për të përfunduar diçka, mund të përkushtoh­et me orë të tëra, pa pushim, duke punuar me një projekt. Ka pasur raste që ka qëndruar katër orë pa e kuptuar që po pikturonte, vetëm kur e ka “zgjuar” zilja e vënë në celular. na Maria është vajza e ëmbël, e qeshur dhe e qetë, që çdokush do të donte ta kishte stomatolog­e personale. Stomatolog­jia është një profesion i vyer, me të cilin, dashur pa dashur, ajo edhe është rritur. Edhe fjalët e para që ka shqiptuar, kanë qenë emrat e baktereve dhe viruseve, të cilat i dëgjonte nga nëna e saj dhe në atë kohë i dukeshin argëtues. Për Ana Marinë, natyra ka qenë dhe është një pjesë e pandarë. Ajo nuk mund të bëjë dot pa lulet, pa pemët, pa dheun, pa diellin, pa shiun dhe çdo element tjetër të saj… Është rritur në një shtëpi me kopsht të rrethuar nga pemë e bimë, për të cilat mësonte të kujdesej çdo ditë, duke shkëmbyer me to një dashuri të pazëvendës­ueshme. Ideja për të vizatuar vazo me dekore i lindi natyrshëm, për të dekoruar “shtëpinë” e bimëve me vazo, meqë kujdesej gjithmonë për to. Vërtet mund të kesh një lidhje të fortë me natyrën, por për të bërë këto krijime duhet të kesh edhe një pasion tjetër, që është vizatimi. Pikërisht ngjyrat dhe penelat kanë qenë lojërat e para të preferuara të Ana Marisë, duke zhvilluar kështu kreativite­tin si fëmijë. Me kohën, NGA: FOTOGRAFIA: 64 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.