Living : 2020-05-01

LIVING KUZHINË : 78 : 78

LIVING KUZHINË

SHËNDET & MIRËQENIE METODA MË EFIKASE PËR TË PARANDALUA­R PLAKJEN UNË E DUA NATYRËN, JAM NJERI SHUMË NATYRAL, POR NË ATË KOHË NUK DIJA Ç’TË BËJA. Përpiqesha të ushqehesha shëndetshë­m apo të bëja masazhe të ndryshme për ta ndihmuar lëkurën. Kjo situatë zgjati deri para dy vitesh, kur ndërmora një udhëtim të gjatë në Azi. L aura është kujdesur gjithmonë për lëkurën, sepse ka dashur të ndihet mirë edhe në fytyrë, edhe në trup. Kjo dëshirë nuk ka qenë e vështirë për t’u realizuar, pasi ajo ka pasur një lëkurë të shkëlqyer dhe ka rënë lehtësisht në sy, deri në të dyzetat, kur filluan t’i dilnin rrudhat e para në zonën e syve e të buzëve dhe rënia e qepallave. Kështu, nisi të pyeste veten se ç’duhej të bënte që të ndihej më e re. Takimin e parë, si shumë vajza dhe gra, e pati me fillerat dhe botoksin. Rezultati nga ajo procedurë ishte shumë i këndshëm dhe efikas për zonën e syve dhe Laura u gëzua pa masë me pamjen e re: qepallat u ngritën, buzët u hidratuan, balli u shtri, por pas tre apo katër muajsh, ishte në të njëjtën pikë fillestare. “Edhe unë përjetova historinë e Hirushes,” – thotë Laura. Kështu, filloi të ndiente sërish nevojën për përmirësim, dhe i bënte vetes pyetje të tipit: “Duhet të krijoj varësi nga botoksi dhe fillerat duke harxhuar shuma të konsiderue­shme parash, apo të shoh ndonjë mënyrë tjetër si ta ruaj të shëndetshm­e dhe të natyrshme pamjen time?” 78 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.