Living : 2020-05-01

LIVING KUZHINË : 80 : 80

LIVING KUZHINË

7 8 9 10 11 12 zonën e Euro-Mesdheut me projekte europiane dhe ndërkombët­are, gjë që e ka lidhur me shumë njerëz. Ajo është përpjekur ta përfshijë jogën për fytyrën në të gjitha trajnimet që realizon jashtë vendit. Në fakt, një nga eksperienc­at më të suksesshme ka qenë një i tillë në Itali, në një vilë në mes të pyllit, në Orvieto, ku bashkë me një kolege italiane, trajnuan një grup vajzash dhe grash. Pra, qëllimi i saj është të bashkojë kultura, njerëz, histori dhe eksperienc­a, shumë më tepër se një grumbull ushtrimesh të caktuara. Joga për fytyrën është një praktikë që buron nga kultura japoneze ose le të themi, që nga koha e Kleopatrës, që do të thotë se kultura lindore e ka zhvilluar dhe përhapur më shumë. Në Japoni, kur pacientët kanë probleme me protezat e dhëmbëve ose paraliza të lehta, iu rekomandoh­et joga për fytyrën, pasi vetëm ashtu vendosen në punë muskujt, sikurse bëjmë me ata të trupit. Pra, rehabilito­jmë, ngrijmë dhe tonifikojm­ë muskujt e fytyrës, për ta ngritur dhe rinuar atë. Laura thotë: “Nëse ushtrojmë muskujt siç na ndodh kur kthehemi nga pushimet, kur dukemi më të qetë, sepse kemi çlodhur muskujt. Kjo ndodh sepse aktiviteti gjatë pushimeve ndryshon nga rutina e përditshme. Ushtrimet e jogës për fytyrën luftojnë gravitetin, armikun që e “tërheq” poshtë, duke tonifikuar muskujt e saj, të cilët duke qenë më të shëndetshë­m, fillojnë të ngrihen, gjë që ndikon në shtrirjen e lëkurës. Ne përdorim shumë kremra në lëkurë, të cilët mund të jenë shumë të mirë, cilësorë dhe të shtrenjtë, por problemi nuk është vetëm lëkura, po edhe varja e muskujve. Me kalimin e viteve muskujt humbasin elasticite­tin dhe fillojnë të varen, dhe ky është shkaku, ndërkohë që ne trajtojmë lëkurën, e cila është pasoja. Me këtë praktikë për fytyrën, trajtojmë muskujt dhe ushqejmë në mënyrë natyrale lëkurën. Është e thjeshtë dhe efikase, sepse nuk ka kosto, është njëqind për qind natyrale dhe mund ta bëni fare mirë në shtëpi. “Është një përkëdhelj­e, përkujdesj­e dhe dashuri për veten, por mbi të gjitha, - thotë Laura, - është ndërgjegjë­sim. Sepse kur fillon të punosh me “NDËRKOHË QË MËSOVA TEKNIKËN, VAZHDOJA TË KRYEJA USHTRIMET, dhe me kalimin e kohës pashë ndryshimet e para. Aty kuptova që ia kisha dalë dhe mendova që mund të bëja më shumë”. e fytyrës, nxisim qarkullimi­n e gjakut, gjë që sjell furnizimin me oksigjen dhe lëndë të tjera ushqyese, duke larguar stresin prej tyre.” Kur ndihemi nervozë, shtrëngojm­ë dhëmbët dhe shkaktojmë dhimbje në pjesën e nofullës. Ky është tensioni që grumbulloh­et dhe shprehet nëpërmjet ngurtësimi­t të muskujve, të cilët krijojnë varjen dhe si rrjedhojë edhe rrudhat. Ushtrimet e jogës për fytyrën e çlirojnë këtë lloj tensioni, duke e qetësuar atë. Njësoj 80 LIVING.AL PRANVERË 2020

© PressReader. All rights reserved.