Living : 2020-05-01

LIVING KUZHINË : 81 : 81

LIVING KUZHINË

muskujt e fytyrës, je më e ndërgjegjs­hme edhe për pozicionin e trupit. Ai vjen i pari, fytyra vjen e dyta. Për shembull, me këto ushtrime, ne mësojmë dhe si të kemi një qëndrim pozitiv. Shpatullat mbahen drejt, koka lart, sytë të hapur dhe shohin drejt, ndërkohë kemi një buzëqeshje të vogël, vetëm me cepat e buzëve.” Për ta kuptuar më mirë, Laura më tregon se ç’është në të vërtetë plakja. Ajo e shpjegon me rënien e qepallave, sidomos të mollëzave dhe buzëve. Megjithatë, nëse e trajtojmë veten në të ri me teknika të tilla, më pas e kemi shumë të thjeshtë të përballemi me kalimin e viteve, sepse kemi mësuar pozicionim­in e duhur. Metoda e jogës për fytyrën, që është krijuar nga Fumiko Takatsu, mjeshtrja nga e cila ka mësuar Laura, përmbledh rreth shtatëdhje­të ushtrime, të cilat mbulojnë gjithë pjesët e fytyrës, që janë balli, sytë, qepallat, mollëzat, pjesa nazolabial­e, buzët, goja, qafa dhe nofulla; pra, gjithsej janë gjashtë grupe ushtrimesh. Megjithatë, ato janë të lidhura me njëra-tjetrën, sepse në fytyrë ka rreth pesëdhjetë çifte muskujsh. Një pjesë e tyre janë të fjetur, ndërkohë që të tjerë janë shumë aktivë dhe nuk pushojnë kurrë (buza, sytë dhe balli) ndonëse ne i përdorim me dhe pa vetëdije. Joga për fytyrën qetëson muskujt e mbingarkua­r me punë dhe aktivizon ata të fjeturit. Kur e pyes Laurën nëse duhet të kemi një mentor apo instruktor për këtë praktikë, ajo më shpjegon që ndonëse në “You Tube” ka shumë video për jogën e fytyrës dhe shumë veta mund të pyesin veten pse iu duhet një instruktor, ai është i domosdoshë­m. Muskujt e fytyrës janë të vegjël dhe të hollë, ndryshe nga ata të trupit, që janë të gjatë dhe të mëdhenj. Kjo ka anën e mirë, që është efekti i menjëhersh­ëm pas ushtrimeve, por nga ana tjetër, kur punojmë, duhet të dimë t’i izolojmë ose të shquajmë mirë se cilin muskul po izolojmë, që ta punojmë si duhet. Në të kundërt, ndreqim diçka, por prishim diçka tjetër. Për shembull, disa muskuj milimetrik­ë duan shumë kujdes dhe ndërhyrjen e mësuesit, i cili tregon teknikat e izolimit të tyre. Seancat e mësimit zgjasin një orë, dhe në tërësi janë gjashtë, të ndara në dy lloje: një për ata që duan të mësojnë për të gjithë muskujt e fytyrës, dhe një për ata që duan të mësojnë vetëm për pjesën prob- është nënshtruar një trajtimi me filler ose botoks ta fillojë këtë praktikë, të paktën një muaj pas trajtimit, sepse kjo metodë ndihmon në kohëzgjatj­en e intervalev­e mes seancave të këtyre trajtimeve, por edhe në këtë rast duhet ditur mirë radha e ushtrimeve apo si duhet punuar, sepse nëse do të punoni me ballin, nuk mund të lini qepallat. Kjo ndodh, sepse fytyra është e vogël dhe muskujt janë të lidhur e ndërveproj­në ngushtë mes tyre. Me pak fjalë, duhet punuar me muskujt e duhur dhe, për ta bërë këtë, duart duhet të vendosen në pikat e caktuara. Prandaj duhet një mësues për këtë lloj praktike, sepse vetëm pasi e mëson si duhet dhe ndërgjegjë­sohesh, mund ta vazhdosh vetë. “Unë jam gati, shpresoj të jeni edhe edhe ju. Faleminder­it, Laura.” lematike apo specifike. Pra, për dikë që do ta ushtrojë vetë, sipas Laurës, gjashtë seanca janë më se të mjaftueshm­e. Megjithatë, duke ditur që një pjesë e muskujve janë të fjetur dhe kanë më shumë nevojë për punë, ajo këshillon që pas trajnimit ushtrimet të ndahen në tre pjesë nga dhjetë minuta. Pas dy ose tre muajsh janë të pranueshme edhe dhjetë minuta në ditë. E bukura e tyre është që mund të bëhen kudo: në zyrë, në shtëpi, në shtrat, duke gatuar, duke shëtitur qenin e kështu me radhë. Pika e fundit dhe jo më pak e rëndësishm­e për Laurën, është mundësia që ka një vajzë apo grua, që e trajton fytyrën me filler dhe me botoks, për të praktikuar ushtrimet për muskujt e fytyrës. A mund të bëhen të dyja? Laura thotë që kush i 81

© PressReader. All rights reserved.