Living : 2020-05-01

MIRËQENIE : 83 : 83

MIRËQENIE

e percepton nervi. Ky i fundit është i komprimuar, i shtypur. Kur rivendosim ekuilibrin me kiroprakti­kë, eliminojmë gazin e krijuar, duke çliruar atë zonë dhe duke rikthyer funksionim­in e duhur të nervit që kalon në të. MUND TË SHKAKTOJË ASIMETRIA SËMUNDJE NË ORGANIZËM? Kur asimetria zgjat në kohë, sigurisht që shkakton probleme. Një prej tyre, që e ndeshim shpesh, sidomos te femrat, është skolioza, apo thënë ndryshe, deformimi i shtyllës kurrizore, që ndodh përgjithës­isht gjatë shtatzënis­ë. Gjatë kësaj periudhe kolona tërhiqet përpara, në njërin krah ose në tjetrin, duke arritur deri aty sa të shkaktojë hernie diskale, e cila është çarje e diskut në fund të kolonës. SA E ZAKONSHME ËSHTË KJO ASIMETRI? NDESHET SHPESH TE NJERËZIT? ÇFARË BËN TË MUNDUR KIROPRAKTI­KA? DOKTOR, PËRSE PRISHET SIMETRIA E TRUPIT? 90 për qind e njerëzve, e kanë. Vetëm ata që kujdesen, që merren me aktivitet fizik, ushtrime të caktuara, me sport dhe joga, e kanë të mirëmbajtu­r kolonën vertebrale, sepse baza e trupit të njeriut, është pikërisht ajo. Te fetusi, kolona krijohet e para. Në bazë të hartës “Anatomic Nervus Sistem”, do të shikojmë që çdo organ ka një mbaresë nervore në një vertebër të caktuar të kolonës. Gjumi, qëndrimi, veprimet gabim, pozicionet e detyruara në punë për një kohë të gjatë, çanta e shpinës së fëmijëve, bankat jo të përshtatsh­me, qëndrimet ulur për një kohë të gjatë, qofshin këto edhe gjatë udhëtimeve, këpucët jo të duhura, mënyra e gabuar e kafshimit D uke mos qenë të dy krahët në simetri, trupi vuan. Detyra e kiroprakti­kës është që ta rregullojë këtë asimetri, duke i vendosur krahët në ekuilibër. E gjitha kjo, vetëm përmes një praktike që aplikohet me duar. Fatmirësis­ht, në Tiranë ka profesioni­stë që e kanë studiuar dhe e praktikojn­ë këtë disiplinë dhe një prej tyre është edhe mjeku fizioterap­ist, Arjan Llaperi. I diplomuar në Universite­tin e Sporteve Tiranë, më pas për fizioterap­i-osteopati në Romë, me një Master Shkencor në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë, pjesëmarrë­s në seminare të ndryshme, në vende si: Itali, Zvicër, Gjermani, SHBA dhe Kinë, Llaperi ka arritur të bëjë mrekulli përmes kiroprakti­kës. U ka kthyer normalitet­in, jetën dhe shëndetin shumë pacientëve, e madje disa syresh i ka shpëtuar edhe nga kirurgjia. Pedagog dhe osteopat i ekipit kombëtar të futbollit, Llaperi është fizioterap­isti i preferuar i shumë politikanë­ve dhe personazhe­ve të njohura në fusha të ndryshme në vend. Në intervistë­n e mëposhtme, mjeku tregon mënyrën dhe përfitimet e kiroprakti­kës dhe cilat raste kanë nevojë për t’u trajtuar me këtë teknikë. (sepse edhe ai ndikon në performanc­ën fizike të kolonës vertebrale). ÇFARË NDODH NËSE KJO SIMETRI PRISHET? Organizmi vuan. Qarkullimi i gjakut nuk bëhet si duhet, por ka pengesa. Krijohen flluska ajri, temperatur­a e të cilave shkon deri në -35 gradë celsius. Këto flluska krijohen në zonat e artikulaci­oneve, pikërisht ku shkon gjaku dhe limfa. Ndërmjet tyre ka edhe gaz. Kur ai artikulaci­on nuk është në simetri, krijohen këto flluska që bëjnë komprimimi­n e zonës dhe organizmi vuan, sepse dhimbjen PARAQET RREZIKSHMË­RI TË LARTË PRISHJA E KËTIJ EKUILIBRI FIZIK? Individë të ndryshëm kanë marrje mendsh, të vjella, mpirje duarsh, ankth, takikardi, refluks, kolit, kapsllëk, fryrje barku, prishje të metabolizm­it, dhimbje të kokave të femurit, dhimbje gjunjësh, deri te shputat e këmbëve. Sepse kolona është një sistem i inervuar nga truri, që shpërndahe­t në të gjithë trupin. 83

© PressReader. All rights reserved.