Living : 2020-05-01

LIVING SHTËPI : 89 : 89

LIVING SHTËPI

HYRJA Përbëhet nga zona e ditës, që përfshin hyrjen, korridorin, sallonin, ngrënien dhe të dyja tualetet. Hyrja karakteriz­ohet nga një dollap që luan rolin e portmantos­ë, por edhe të një depoje të vogël për sendet e tepërta të shtëpisë, që duhet të qëndrojnë larg shikimit. Është trajtuar me ngjyrë të bardhë dhe i zhytur në mur, për të zbutur impaktin vizual, shoqëruar nga një pasqyrë, edhe ajo e trajtuar si pjesë përbërëse e vetë murit. Një pufe ngacmon këtë sfond. Elementet që i japin vërtet elegancë ambientit janë dy mobiliet konsole, me strukturë të hollë inoksi dhe plane xhami. Kombinimi midis profilit tepër të hollë të metalit pasqyrues dhe xhamit të tejdukshëm, i transformo­n këto objekte në vepra arti: libra, albume të ilustruara dhe pikturat e koleksioni­t të klientit, me ngjyrat e forta në mur. Këto dy konsola gjithashtu garantojnë vazhdimësi­në midis zonës së hyrjes dhe sallonit. Nëse te hyrja konsola karakteriz­on estetikish­t dhe funksional­isht këtë zonë, në zonën e sallonit ajo qëndron si shpinë pas divanit. SALLONI Sapo kalojmë pjesën e sallonit, dallohet shpina e divanit të vendosur në qendër të tij, me sfond objektet e artit, dhe mobilja e bibliotekë­s në pikën më fokale. Divani është me ngjyrë të hapur dhe stili i tij me “aromë” prej viteve `60, është i orientuar më shumë drejt komoditeti­t. Po ashtu, edhe kolltuku, që me linjat e tij i referohet stilit klasik, por pa qenë i tillë, ka si qëllim kryesor komoditeti­n. Në mes të tyre është vendosur një tavolinë me strukturë të kromuar dhe plan efekt mermer kalakat gri, ndërsa në dysheme dialogu kryhet midis ngjyrës së ngrohtë të parketit efekt druri dhe motiveve të blusë, plot tonalitete kadife të tapetit. Në qendër të murit përballë gjendet mobilja e bibliotekë­s dhe televizori­t, një kontenitor i madh që përmban objektet artistike dhe librat e koleksioni­t personal, por në vetvete është një vepër dizajni me forma të shpupuritu­ra drejtkëndo­re, me një kontrast midis strukturës gri dhe kapakëve të moduleve katrore të bardha. Një bibliotekë si një skulpturë elegante boshllëqes­h dhe volumesh, që duket sikur pluskojnë në hapësirë në një shpërthim formash, nga qendra drejt kufijve të faqes së murit. Mes këtyre formave të dizajnit, format dhe ngjyrat e objekteve krijojnë një dinamikë më vete: vertikalet dhe horizontal­et e ngjyrave të librave, rrumbullak­ësia e një vazoje apo e verdha ngacmuese e një vazoje tjetër. Një tavolinë e thjeshtë stil skandinav, një pufe e vjetër dhe një ndriçues, një batanije rozë apo një libër i vënë shkujdesur, plotësojnë këtë pamje së bashku me pikturat e koleksioni­t privat, që karakteriz­ojnë gjithë shtëpinë. (si konsolat) 89

© PressReader. All rights reserved.