Living : 2020-05-01

LIVING PERSONAZH : 97 : 97

LIVING PERSONAZH

LIVING PERSONAZH “GURËT E VETMISË” është libri i dytë i gazetarit dhe moderatori­t të njohur, por që në fushën e letrave zgjodhi të hynte në anonimitet, edhe pse nuk arriti të mbetej i tillë për shumë kohë. Romani i tij i parë titullohet “Hide mbi kalldrëm” dhe, sikurse i dyti, shkruan për realitete mbi të cilat ka rrjedhur historia e Shqipërisë. Nxitur nga dëshira për të njohur këtë autor të ri të lëmit të letrave shqipe, si dhe një vepër që është çmuar në altarin kombëtar të vlerave të letërsisë, zbulova një vepër që më mahniti për gjuhën e rrallë e gati të fshirë, të një shqipeje të vjetër, të qashtër dhe të ngopur me një lloj muzikalite­ti që e çon veprën deri në lirizëm; një tragjedi e përmasave kombëtare, e treguar me shumë përulësi ndaj dhimbjes së shkuar. Në pjesën më të madhe të rasteve, sa herë që përfundoj një roman, nuk e di pse kam një dëshirë të paepur për të lexuar rreth autorit dhe veprës. Në rrjet gjen gjithmonë informacio­ne, por duke qenë se Enkel Demin e kisha vetëm një telefonatë larg, e ftova në një intervistë, të cilën ai e pranoi me falënderim. Mund t’ju drejtohesh­a me zoti Kuka, por tashmë pseudonimi me të cilin ju botoni veprat tuaja, nuk është një mister për lexuesin. Nuk kisha më arsye ta mbaja të fshehtë, tani që botova romanin “Gurët e vetmisë”. Le që edhe më herët e kishin marrë vesh një pjesë e mirë e njerëzve, se ky është qytet i vogël. Plus, do të dukej kryeneçe nga ana ime, të vazhdoja të fshihesha në një vend të vogël dhe me kaq pak lexues, si Shqipëria. Ky ishte një libër shumë i rëndësishë­m për mua. Pasi kalova dy vjet në anonimitet me “Hide mbi kalldrëm”, duhej t’i shërbeja librit tim, historisë sime. Mua më interesont­e libri, ndaj u fsheha, por portalet më shumë u morën me emrin, sesa me librin. Tom Kuka është një personazh që del edhe në librat e tjerë që nuk i kam botuar, sikurse shfaqet edhe te “Gurët e vetmisë”. Sa lidhje ka Tom Kuka me ty? Kur vendosa ta dorëzoja romanin tim të parë për botim, doja të isha anonim. Bisedova me ju, që të përdorja emrin e Tom Kukës, që ishte edhe personazh në atë libër, sepse më pëlqente edhe si muzikalite­t, edhe më lidhte me një periudhë të jetës që kam kaluar në Shkodër. Tom Kuka është një personazh që del edhe në librat e tjerë që nuk i kam botuar, sikurse shfaqet edhe te “Gurët e vetmisë”. “Gurët e vetmisë” bazohet mbi një të vërtetë historike, të cilën më shumë sesa një tragjedi, ju e pasqyroni si një rrëfim në planin njerëzor. Ju është dashur shumë kohë ta përpunoni këtë vepër? mundohem të gjej fjalët e shqipes që i përshtaten. Jam një lloj gjuetari i fjalëve. Por, nuk është e vështirë për t’i gjetur, mjafton të lexosh Mitrush Kutelin, Fishtën, Ernest Koliqin apo Faik Konicën dhe ke për të gjetur një fjalor shumë të pasur të gjuhës shqipe. Unë thjesht kam përdorur fjalët e një pjese të mirë të dialektit toskë. Kam futur dhe gegërisht aty, por janë fjalë të veçanta që shkrihen në një brenda së tërës. Gjuha arkaike nuk është gjetje artificial­e, sepse në shtëpinë time vazhdojmë të flasim në këtë gjuhë. Kur flas, natyrshëm më vjen dialekti i Tiranës, sepse jam lindur e rritur këtu, por gjuha e librit është gjuha e gjyshes, e nënës sime, është një gjuhë që ma ka rrahur veshin. Ato janë çame dhe unë jam brezi i tretë, por i lindur këtu. Një pjesë të mirë të librit e kam shkruar në vitet 1993-1994, por atëherë ishte një version patetik, sepse unë fokusohesh­a vetëm te çështja e tragjedisë çame, te ngjarjet. Vinte shumë patriotik si libër dhe ishte një lloj klisheje. Kështu që e lashë fare të shkruarit e tij asokohe, sepse isha më i ri, me informacio­n më të mangët. Kur iu riktheva ta shkruaja, kisha një këndvështr­im tjetër për librin, i kisha të gjitha në dorë: informacio­nin, përvojën jetësore dhe i njihja njerëzit në atë lloj mënyre, sa të mos i idealizoja. Nuk i pashë më si heronj këta personazhe, por si njerëz të zakonshëm, me tradita, me zakone, duke nisur nga mënyra se si ushqeheshi­n, deri te pasqyrimi i ngushtësis­ë së tyre të mendimit politik. Në libër dallo- “Gurët e vetmisë”, në planin letrar dhe stilistik, është një vepër e mirëndërtu­ar. Më pëlqen stili, gjuha e pastër dhe besnikëria për një shqipe të vjetër, të ruajtur nga barbarizma­t. Ajo lloj shqipeje shkon mirë në kontekstin historik në të cilin shkruhet libri. Brenda tij shtrihet gati një shekull. Arkaizmi i asaj gjuhe i përshtatet kësaj gjëje. Unë vetë jam njeri që mundohem të shkruaj në gjuhë të pastër. Gjuhë të pastër konsideroj atë që rri larg barbarizma­ve, turqizmave dhe 97

© PressReader. All rights reserved.