Living : 2020-05-01

LIVING PERSONAZH : 99 : 99

LIVING PERSONAZH

Dua të tregoj dy histori të rëndësishm­e, në dy libra më vete, por ende nuk e kam vendosur se me kë të filloj. për të qenë politikish­t korrekt, por shoh që ka gjëra të mira. Pastaj, problemi i lexuesit është një gjë tjetër, është e përbotshme. Pas këtij libri të dytë, ka ardhur edhe romani “Ora e ligë”, një histori pak më e thjeshtë dhe që lexohet më shpejt, sepse i ka linjat më të përmbledhu­ra. Keni një libër tjetër në dorë për t’ia servirur lexuesit? Çfarë është të shkruarit për ju? Nuk e di përse shkruaj, është një ndjesi, kërkesë, nevojë tejet e brendshme, por ka disa muaj që nuk po shkruaj asgjë. U bë ditë që ndiej shqetësim, sepse ndiej nevojën të ulem, të tregoj. Nuk para kaloj periudha të gjata pa shkruar, por e kam ndërprerë me kast këtë gjë, sepse kur shkruaj, nuk lexoj dot. Të shkruarit është proces i gjatë dhe të rrish pa lexuar është problem. Të shkruarit është një përmasë lirie, një ndjenjë tejet e veçantë, shumë sublime, je një lloj sundimtari; edhe pse ke marrëdhëni­en vetëm ti dhe kompjuteri, ke në dorë fate njerëzish, linja, gjëra që i vendos vetëm ti. Në ato momente që fillon të punosh, pëson një gjendje metamorfoz­e. Tani nuk jam duke punuar. Kam dy ide të rëndësishm­e në kokë, të cilat janë në fazë fillestare, nuk i kam të zhvilluara. Kuptohet, secila do të jetë një histori më vete. Dua të tregoj dy histori të rëndësishm­e, në dy libra më vete, por ende nuk e kam vendosur se me kë të filloj. Ndiej se do të më hanë kohë, se nuk janë gjëra që shkruhen shpejt. Nuk kam plane për të botuar së shpejti. E para, duhet të shkruaj, që të botoj, dhe e dyta, kam një problem tjetër: duhet të mendohem mirë para se të shkruaj, sepse më duhet të krijoj një gjë më të mirë se ky libër. Po simbolika e gërvishtje­s së tokës? Ajo është një simbolikë kristiane. Është një episod në Bibël, ku njerëzit duan të gjuajnë me gurë Maria Magdalenën. Aty është i pranishëm edhe Jezus Krishti, të cilin njerëzit e pyesin se çfarë duhet të bëjnë. Ka një moment që ai gërvisht tokën, duke shkruar në të. Ne nuk e dimë se çfarë shkruan. Asnjë nga apostujt, edhe pse e përshkruaj­në si fakt, nuk na e tregon se çfarë shkruan. Ai me shumë mundësi vret kohën me këtë gjë, derisa jep atë shprehjen e jashtëzako­nshme, ku thotë: Kush është pa mëkat, të hedhë gurin e parë. Ky moment, shkrimi në tokë, mua më tërhiqte shumë. Më tepër sesa imazh profetik, më jepte idenë e një qenieje, e cila duhet të thellohet, të mendohet, sepse duhet të marrë një vendim shumë të rëndë. Ndaj edhe Orëprerës, që në faqet e para të librit, i vjen keq për atë çka do të ndodhë. Edhe vdekja vetë nuk është një mekanizëm absolut, është një mekanizëm që nuk ndalet dot. Prandaj ajo gërvisht kohën; ky mund të jetë një interpreti­m, por ka edhe interpreti­me të tjera, varet sesi e percepton një lexues nga një tjetër. Mendoni se lexuesi shqiptar e ka kthyer vëmendjen drejt autorëve vendas? Mungesa e lexuesit ju krijon një lloj shqetësimi kur shkruani? A ndihmon të shkruarit të njohësh dhe të zbulosh dimensione të reja të vetes? Pa dyshim, është një lloj arti dhe shpesh futesh në disa skuta që në kushte normale nuk do të futeshe kurrë, do të harroje të futeshe, kujton gjëra që mund t’i kesh harruar prej dhjetëra vitesh, të vjen një lloj frymëzimi, latimi që i bën dikujt, i cili është i rrallë. Ti e ke një skemë, një subjekt, disa personazhe në kokë, por shumë shpejt zbulon gjëra të reja, që nuk e di që do t’i zbulosh, pra, është një lloj rrugëtimi, por edhe eksplorimi që ti bën. Nuk kam asnjë lloj shqetësimi kur shkruaj, sepse e di që kjo lloj letërsie nuk do të jetë letërsia më popullore që do të kemi, por unë vetë e kam bërë këtë pyetje dhe fillova ta trajtoja veten si lexues shqiptar; zbulova që nuk kisha lexuar aq sa duhet autorë të Shqipërisë. Kisha lexuar më kryesorët, ata që shihja në televizion, por kam zbuluar disa të tjerë dhe këtë periudhë po e shfrytëzoj duke lexuar këta autorë. Jam shumë i kënaqur me cilësinë e letërsisë. Nuk e them 99

© PressReader. All rights reserved.