Të jesh e bukur në zyrë

DËSHIRONI TË JENI ÇDO DITË ELEGANTE NË ZYRË? LIVING JU SJELL DISA SUGJERIME

Living - - VJESHTË 2017 -

1. FYTYRA

Një fytyrë e hidratuar dhe e freskët, ju dallon nga të tjerat.

LOCION LE LIFT, CHANEL

Një nga produktet kult për ritualin e bukurisë së çdo gruaje. Ky locion hidratues, zbut dhe rrezaton lëkurën. Falë aplikimit të tij, lëkura do të shkëlqejë dhe do të duket më e re.

SUBLIMAGE LA BRUME

Është produkti ideal për t’u përdorur pas disa orësh pune ose para një takimi. Ky locion spërkatet në lëkurë, duke i rikthyer asaj shkëlqimin dhe gjallërinë. Do të dukeni më të freskëta edhe pas disa orësh pune.

LE LIFT FLASH REVITALIZUES SYRI

Është një serum ultra i freskët, i pasuruar me vitamina për të vepruar kundër lodhjes. Redukton rrathët e zinj dhe fal shkëlqim.

2. SYTË

Të mos ngarkohesh shumë me grim gjatë javës, nuk do të thotë të mos lyhesh.

LAPS PËR SYTË NGA CHANEL

Rezistent ndaj ujit dhe ideal për ditët e ngarkuara

RIMEL PËR SYTË

Ndriçoni shikimin me një rimel për qerpikë me volum. Kalojeni atë nga rrënja drejt majës së qerpikëve, duke përshkuar gjithë gjatësinë.

TON SYSH

Për një shikim tërheqës, përdorni tone me nuanca të çelura. Koleksioni i toneve të syve OMBRE PREMIÈRE nga Chanel, inkurajon femrat të shprehin vetveten.

3. BUZËT

Një buzëkuq, plotëson tablonë e një pamjeje të përkryer, pa u lodhur shumë.

BUZËKUQ CHANEL

Ai ju dhuron hijeshi dhe i mban buzët të buta. Nuk ka shkëlqim dhe nuk thahet në buzë.

SHKËLQYES PËR BUZËT CHANEL

I bën perfekte dhe u fal shkëlqim buzëve.

LOCION LE LIFT, CHANEL SUBLIMAGE LA BRUME LE LIFT FLASH REVITALIZUES TON SYSH OMBRE PREMIÈRE LAPS PËR SYTË, CHANEL RIMEL, CHANEL BUZËKUQ CHANEL SHKËLQYES PËR BUZËT CHANEL

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.