Vjeshta në filxhanin tim

Living - - VJESHTË 2017 -

VJESHTA, PËRVEÇ MAGJISË SË TË ARTËS, GËRSHETUAR ME NUANCAT E SË KUQËRREMTËS, NA MOTIVON T’U JAPIM SHTËPISË DHE DITËVE TONA NJË PREKJE QIELLORE.

Nëse e thua me zë apo shkruan një status në rrjetet sociale për ardhjen e vjeshtës dhe nuk ke gjerbur ende një gllënjkë çaj apo një pije tjetër të ngrohtë, po të them që nuk e ke lejuar ende vjeshtën të vijë tek ti. Vjeshta, përveç magjisë së të artës, gërshetuar me nuancat e së kuqërremtës, na motivon t’u japim shtëpisë dhe ditëve tona një prekje qiellore. Qirinj aromatikë, batanije të lehta të palosura ndanë kolltukëve dhe një filxhan çaj bimor, janë sfondi i një pasditeje vjeshtake. Mua më pëlqen shumë të përgatis çaje për vete dhe për familjen, me fruta të stinës, si dhe me bimë e erëza që kultivohen në vendin tonë. Këto kombinime janë të thjeshta dhe lehtësisht të realizueshme nga çdokush. Nevojitet vetëm pak fantazi, fruta, erëza të freskëta e të thata dhe shumë dashuri. Mendoni për aromën e mrekullueshme që do të mbushë shtëpinë, çajin e mirë që do të shijojnë familjarët dhe se sa shumë do të përfitojnë ata nga vetitë kuruese dhe parandaluese të këtyre pijeve rigjeneruese kundër gripit apo të ftohtit. Kryefjala e vjeshtës janë pemët frutore: mollët, agrumet dhe ca erëza të thata që kombinohen shumë mirë me to. Më poshtë ju sugjeroj disa çaje shumë të dobishme për stinën (një çajnik për 4-5 persona me 1.5 litër ujë të valuar):

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.