Epoka Arredamenti

ARREDAMENTI

Living - - VJESHTË 2017 -

Për më shumë se 30 vite Epoca Arredamenti është kompania lider në sektorin e mobilimit, jo vetëm në Itali, por fatmirësisht dhe këtu në Shqipëri. Artizanët dhe disenjatorët italianë, krijojnë me dashuri të sinqertë dhe pasion, mobilie për shijet dhe gustot e të gjithëve, pa harruar rehatinë dhe luksin në të njëjtën kohë. Përsosmëria e mobilieve dhe shumëllojshmëria e stileve jep mundësinë për krijimin e shtëpisë së shekullit të ri e cila është pasqyrë e realitetit ku jetojmë. Ajo duhet t’i përgjigjet nevojave që kemi duke përdorur materiale të forta, rezistente nga ana estetike, me mekanizma të avancuar duke qenë njëkohësisht dhe funksionale. Të mobilosh shtëpinë me mobilie klasike do të thotë t’i dhurosh asaj një elegancë pa kohë, sepse stili klasik i arredimit jo vetëm që nuk perëndon kurrë, por duke u kombinuar me elementët inovativë mund të japë rezultate fantastike. Është një nga ato mobilime, që edhe pse frymëzohet nga e kaluara nuk del kurrë nga moda. Mobilie antike ose të reja të prodhuara në mënyrë artizanale, si në të kaluarën, janë çelësi i një stili të tillë, ku kryefjala është druri. Sekretet e traditës që kombinohen me teknologjinë moderne për të hapur një tjetër dimension në të ardhmen. Mobiliet dhe aksesorët e mobilimit klasik, janë idealë për një zonë dite elegante, së cilës i japin rafinim. Mund ta imagjinoni veten në një divan me dekor floreal, ose kolltukë me mbështetëse të mbushura dhe të punuara me detaje, duke pirë çajin me shoqet pranë një tavoline të rrumbullakët.

TRADITA ITALIANE, MJESHTRIT TË CILËT TRASFORMOJNË MATERIALET BAZË NË COPËZA UNIKE, BËJNË QË STILI KLASIK VËRTETË MOS TË PERËNDOJË KURRË. SIMBOL I ELEGANCËS DHE MERITËS, AI I REZISTON KOHËS POR DHE I PËRSHTATET ASAJ.

Një mur elegant me ngjyra të mbyllura apo të mbytura është ideal për këtë lloj arredimi, i cili mund të bëhet akoma më i çmueshëm nëse pasurohet me ndonjë vazo moderne, apo mbajtëse qiriri kristali. Mobilimi klasik i zonës së ditës pasurohet akoma më shumë dhe me perde elegante prej mëndafshi, për të dhënë një prekje skenografike. Dhoma e ndenjjes është hapësira kryesore në shtëpi, e cila meriton një vëmendje të veçantë. Zgjedhja e një divani apo kolltuku të bardhë me linja të fryra, pranë një tavoiline druri, është padyshim një element tradicional. Bukuria tradicionale insipiron edhe sot elegancën moderne, dhe një kristalierë tradicionale është një zgjidhje shumë e mirë për të sjellë një prekje aristokratike në sallonin tuaj. E njëjta vlen dhe për dhomën e gjumit, e cila mund të shndërrohet në një ambient elegant, me ngjyrat delikate të cilat stimulojnë qetësinë dhe relaksin. Shtretër të fortë prej lisi, ngjyrë kafë ose hiri që gërshetohen me shtresa mëndafshi me ngjyrë neutrale. Abazhurë të mrekullueshëm prej porcelani do të ndriçojnë ambientet e leximit me një dritë të këndshme të ngrohtë. Ngjyrat dhe format e zgjedhura kanë një emërues të përbashkët: ngjyrat klasike që reflektojnë përdorimin e materialeve të caktuara. Druri natyral. E bardha natyrale dhe tonalitetet e ngjyrës pastel, janë një “must” i stilit klasik, i cili krijon efekte fantastike, me tonalitete të gëzuara si ato të argjentit, e zeza apo marsala. Ku takohen të gjitha këto elemente? Në një vend të vetëm, që e bën shtëpinë gati për të jetuar, në Epoca Arredamenti që shndërron shtëpinë tuaj në një vend elegant dhe të rafinuar. Të zgjedhësh Epoca Arredamenti nuk do të thotë të zgjedhësh vetëm një produkt, por të zgjedhësh një filozofi që i jep vlerë unikalitetit dhe individualitetit.

ËSHTË NJË NGA ATO MOBILIME, QË EDHE PSE FRYMËZOHET NGA E KALUARA NUK DEL KURRË NGA MODA

ADRESA Sheshi Italia, Kulla I (pranë pastiçeri Venecia) Tiranë

Tel: +355 4 246 573

Fax: + 355 4 246 573

Cel: + 355 69 33 23 194 Email: info@epocaarredamenti.al www.epocarredamenti.al

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.