Një apartament minimalist me ngjyrat e tokës

me ngjyrat e tokës

Living - - VJESHTË 2017 -

Pallati ku gjendet apartamenti, ndodhet në një zonë të gjelbëruar dhe rrethohet nga çatitë e kuqe të shtëpive private, duke të ofruar një pamje relaksuese. Aty bien gjatë gjithë ditës rrezet e diellit, duke siguruar kështu një ndriçim të përsosur. “Në këtë apartament me pozicion mjaft të favorshëm dhe sipërfaqe prej 90 m2, ishte e nevojshme që çdo hapësirë të analizohej me kujdes, me qëllim që të shndërrohej në një hapësirë funksionale, për të shfrytëzuar maksimalisht çdo centimetër, pa cenuar hapësirat e nevojshme që një shtëpi duhet të ofrojë, - thotë Oltioni, duke na treguar kështu edhe sfidat e para me të cilat u përballën kur studioja e tij mori në dorë këtë ambient. – Thuhet se pas një pune të mirë, fshihet një klient i mirë dhe në këtë rast, kjo është më se e vërtetë. Klienti ynë luajti një rol përcaktues në zbatimin e saktë dhe rigoroz të projektit“, - shpjegon arkitekt Oltioni.

« APARTAMENTI NDODHET NË QENDËR TË NJË ZONE HISTORIKE TË TIRANËS, NË NJË LAGJE ME URBAN.» ZHVILLIM

Në banesën në fjalë, sipërfaqja nuk ishte shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme, andaj u vendos rishpërndarja e ambienteve në bazë të një plani të hapur dhe me mobilim të ulët, për të përfituar ndjesinë e vazhdimësisë së hapësirës. Në këtë apartament, stili i mobilimit, duke shkrirë ambientin e ngrënies me atë të televizorit, i jep një përmasë tjetër funksionit. Kjo zgjidhje funksionale dhe estetike nuk ndërpret lëvizjen, por bën një ndarje shumë transparente të zonës së ngrënies me atë të ditës dhe bën që hapësira të perceptohet më e madhe nga ç’është në të vërtetë.

INTERIERI U PROJEKTUA SIPAS STILIT MINIMALIST DHE INDUSTRIAL. Kjo duket nga planet e sheshta dhe mobilimi i kuzhinës me elektros htëpiake të inkasuara. Planet e pastra e të sheshta kanë avantazhe të shumta, që nga ato funksionale e deri tek ato estetike, çka e bën këtë stil mjaft efektiv nga pikëpamja tekniko-ekonomike. Paleta e zgjedhur e ngjyrave është një shkrirje e përsosur e kërkesës estetike të klientit dhe stilit minimalist. E bardha, që mbizotëron te mobiliet e depozitimit dhe dyert, bën kontrast me parketin njëngjyrësh në të gjitha hapësirat, si dhe me xhamin e zi të temperuar në kuzhinë, me koeficient pasqyrimi që mos të të vrasë sytë, por të krijojë efekte të pasqyrimit të pjesshëm të interierit, me qëllim që hapësira të duket më e madhe. Hijëzimi është arritur nëpërmjet grilave me të njëjtën ngjyrë si parketi, duke e rritur më shumë emocionin që kjo hapësirë të ofron. Ngjyrat e tokës, që i gjejmë në të gjitha ambientet, thyhen aty-këtu me elemente si tapiceria blu e një poltroni-theks.

Gjithashtu, një vëmendje e veçantë iu kushtua depozitimit. Faqja e murit në të majtë të hyrjes, zihet nga biblioteka që pranë zonës së natës dhe asaj të tualetit, shndërrohet në dollapë. Të gjitha mobiliet, nga zona e ditës deri tek ajo e natës, ku mbizotëron e bardha, fshehin hapësira depozitimi. E tillë është edhe mobilia që shtrihet nga korridori në kuzhinë, duke e lënë hapësirën “të të marrë me vete”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.