Nesti Dante

Cili është dallimi mes sapunëve “Nesti” nga pjesa më e madhe e sapunëve të tjerë që gjejmë në treg?

Living - - MODË -

Paketimi i mrekullueshëm dhe cilësia e shkëlqyer e vetë produktit.

Nesti prodhon sapunët e saj duke filluar që nga vajrat “Premium” (pa acide yndyrore), vajra që përdoren gjithashtu për të prodhuar makaronat, biskotat, çokollatën, etj.

Zierja e lëndëve të para në kazanë të mëdhenj sipas metodës tradicionale të sapunëzimit për katër ditë me radhë për të përftuar bazën e përsosur të sapunit, krejt të çliruar nga çdo papastërti. Më pas, lihet të pushojë për 24 orë në mënyrë që të eliminohet glicerina e tepërt; do të përdorim vetëm çka në “zemër” të kazanit!

Ky proces i gjatë i mundëson “Nesti”-t të kontrollojë prodhimin për të arritur cilësinë maksimale, ndërkohë që 99% e sapunëve në treg janë transformim i kallëpeve të gatshëm që merren nga Indonezia apo Malajzia, të cilët kalojnë disa herë në procesin e sapunëzimit dhe nuk heqin glicerinën e tepërt.

Heqja e glicerinës mundëson këto përfitime:

1) likuidet e sapunit nuk avullojnë... dhe aroma nuk ikën.

2) në momentin që sapuni vendoset në mbajtëse në tualet nuk krijon atë masën e shkrirë “si qull” që krijojnë zakonisht sapunët e tjerë. .

Sapunët NESTI bluhen tri herë me anë të një makinerie specifike e ndërtuar me çelik të pandryshkshëm.

Me anë të këtij procesi në prodhim përftohet cilësi e lartë për krijim e një produkti përfundimtar të përsosur.

Nuk përmban papastërti dhe zgjat më shumë, krahasuar me llojet e tjera të sapunëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.