TEOREN-EGLO

Dritë mbi ndriçuesit më fantastikë

Living - - MAN STYLE -

Në ditët e sotme, frenetike dhe plot gjallëri, të mbushura me punë e angazhime, shtëpia është një oazë qetësie dhe lumturie. Sot, më shumë se kurrë, shtëpia na personifikon vetë ne dhe është vendi të cilit i përkasim, vendi ku jemi vetvetja, ku shprehim karakterin dhe emocionet tona.

Tani kemi gjithnjë e më shumë mundësi të shprehim dëshirat dhe nevojat, dhe, mbi të gjitha, ta shndërrojmë shtëpinë në vendin ku mund të qetësohemi pas një dite të lodhshme. Për të lehtësuar sa më shumë punën, fazat, punimet, dhe për t’iu afruar sa më shumë shtëpisë së ëndrrave, mund të drejtohemi vetëm në një vend, dhe ky është TEOREN. Tanimë, prej 13 vitesh, kjo kompani kompleton shtëpinë tuaj në mënyrë të përsosur me pajisje jetëgjata dhe të sigurta, me ndriçues, produkte elektrike, hidraulike, sanitare dhe sisteme të ngrohjes dhe ftohjes.

Çdo element i shtëpisë është i rëndësishëm, por argumenti më delikat është pa dyshim ndriçimi, i cili nëse zgjidhet në mënyrën e duhur, do të vlerësojë çdo element mobilimi dhe ambient të shtëpisë. Në TEOREN e dinë mirë këtë, prandaj një nga katër sektorët e kësaj kompanie, ose EGLO, i dedikohet plotësisht ndriçimit. EGLO operon në treg prej vitit 1969 për ta sjellë dritën ashtu siç ju e meritoni.

Sot, ndriçimi luan rol kryesor në të gjitha ambientet e shtëpisë, sepse me zgjedhjet e duhura mund të ndryshoni pamjen e dhomës, por dhe të shtëpisë në tërësi. Falë ndriçimit të duhur, një dhomë e vogël mund të duket më e madhe, një mobilie më e veçantë, ambienti ndriçohet më tepër dhe një familje mund të jetë më e lumtur.

Është shumë e rëndësishme që të tregohemi të kujdesshëm dhe të flasim me ekspertë, sepse çdo dhomë apo ambient ka nevojë për burime të ndryshme drite, në varësi të mobilieve, ngjyrave, por dhe të funksioneve që ka. Ndriçimi në shtëpi është thelbësor edhe sepse ka fuqinë të transmetojë emocione të caktuara. Disa lloje burimesh drite mund të krijojnë atmosferë relaksi, mikpritjeje dhe romantike. Kjo mund të arrihet në zonën e ndenjjes apo edhe në dhomën e gjumit, nëpërmjet një loje dritash, duke krijuar një atmosferë intime dhe private.

Në raste të tjera, mund të fokusohemi në një ndriçim më të fortë, që është më pak emocionues, por që na lejon të përqendrohemi në aktivitetet më të veçanta dhe specifike që kryejmë në një ambient të caktuar. Mund të përmendim si shembull, kuzhinën, studion apo dhomën e ngrënies.

Ndriçimi duhet edhe si element komplementar për arredimin dhe si faktor për të vlerësuar mobiliet ekzistuese. Burimet e dritës, qofshin këto llamba, llamba toke, abazhurë apo spote, janë objekte me një bukuri të veçantë, të cilat përmirësojnë anën estetike të dhomës, duke kontribuar në stilin e përgjithshëm të shtëpisë.

Ndriçuesit në EGLO nuk kryejnë vetëm funksionin praktik, por janë gjithashtu elementë të vërtetë arredimi, me stil dhe dizajn, dhe jo vetëm kaq, por tërheqin vëmendjen dhe nëse dritat janë të fikura. Ndriçimi në shtëpi, i studiuar mirë dhe duke u bazuar në këshillat e arkitektëve të kompanisë, është një mjet i fuqishëm për t’i shtuar vlerë shtëpisë edhe në treg, nëse në një të ardhme do të duam ta shesim.

Të studiosh mënyrën më të mirë për të ndriçuar shtëpinë, do të thotë në radhë të parë të kuptosh

se në cilat zona duhet vendosur ndriçimi, duke e shpërndarë me një kriter të caktuar, sipas përdorimit, në çdo dhomë. Së dyti, është e rëndësishme të dimë se cilat burime do të përdoren ose çfarë tipologjie do të përdoret në pikat specifike dhe kyçe të shtëpisë.

Në fund, por jo për nga rëndësia, duhet të bazohemi në stilin e shtëpisë, i cili duhet të përshtatet me burimet e ndryshme që propozon EGLO. Arkitektët, stafi dhe “Teoren Service”, shërbimi më i fundit në dispozicion të klientit, ju ndihmojnë jo vetëm në zgjedhjen e burimit të dritës, por dhe të llojit të ndriçimit, siç janë llambat me konsum të ulët, llambat LED, spotet e fshehura dhe të gjitha

NË EGLO GJENI PËRVOJËN E FITUAR DHE TË PËRÇUAR NGA BREZI NË BREZ, DUKE QENË GJITHMONË TË INFORMUAR MBI PRURJET E REJA NË TREG

përparësitë teknologjike që ekzistojnë sot.

Në fund, por jo sepse më pak i rëndësishëm, është dhe stili i shtëpisë, i cili duhet të përshtatet me burimet e ndryshme që EGLO propozon. Në Eglo gjeni përvojën e fituar dhe të përçuar nga brezi në brez, duke qenë gjithmonë të informuar mbi prurjet e reja në treg. Gjeni një staf të mirëtrajnuar, që përkushtohet për t’ju këshilluar mbi zgjedhjen më të mirë.

Atëherë, çfarë prisni? Inovacion, kërkim, teknologji e dizajn. Zbuloni ndriçuesit më fantastikë tek EGLO.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.