AYURVEDA

Living - - MIRËQENIE -

Mijëra vjet përpara se mjekësia moderne të ofronte dëshmi shkencore për lidhjen e trupit dhe mendjes, indianët e lashtë zhvilluan Ayurveda-n, një disiplinë të mjekësisë alternative, e cila edhe sot është një nga sistemet më efikase të shëndetit të trupit dhe mendjes. Më shumë se një disiplinë e thjeshtë e trajtimit të sëmundjeve, Ayurveda është shkenca e jetës, duke u nisur edhe nga emri ayur-jetë dhe veda- shkencë, njohuri. Dy parimet kryesore udhëzuese të kësaj mjekësie, mendja dhe trupi, janë të lidhur pazgjidhshmërisht, dhe asgjë nuk ka më shumë fuqi për të shëruar dhe transformuar trupin, sesa mendja. Shërimi nga sëmundjet varet nga zgjerimi i vetëdijes sonë, duke e sjellë atë në ekuilibër dhe pastaj duke e zgjeruar ekuilibrin në trup. Për të arritur këtë ekuilibër, disiplina mijëravjeçare ndërthur praktikat shpirtërore, fizike dhe ushqimin, i cili është shumë i rëndësishëm për mirëqenien dhe shërimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.