…aty ku dëshirat tuaja bëhen realitet

Living - - UDHËTIME -

QENDRA E KIRURGJISË RIKONSTRUKTIVE DHE DERMATOLOGJISË ANASSA NGA HYGEIA

Mirë se vini në universin e mahnitshëm të Anassa, qendra më e re e Kirurgjisë Plastike/ Rikonstruktive dhe Dermatologjisë, e hapur së fundmi në ambientet e Spitalit Hygeia Tiranë. Anassa është vendi ku ndërthuren trajtimet e personalizuara dhe bashkëkohore me profesionalizmin e stafit, gjithçka e ndërthurur me teknologjinë dhe aparaturat e fjalës së fundit dhe risi për tregun.

Në qendrën tonë ofrohen shërbime dhe trajtime për çdo moshë, për femra dhe meshkuj, si në fushën e trajtimeve dermoestetike, ashtu edhe në ato të kirurgjisë plastike/rikonstruktive. Përvoja e gjatë dhe e suksesshme e stafit mjekësor (një bashkëpunim me mjekë shqiptarë dhe grekë) në fushat e kirurgjisë plastike/rikonstruktive dhe asaj të dermatologjisë, së bashku me teknologjinë e fjalës së fundit, tashmë bashkohen në një qendër unike dhe moderne për të përmbushur çdo kërkesë të të gjithë atyre që kërkojnë të përmirësojnë apo thjesht të kujdesen dhe të kurojnë imazhin e tyre në vazhdimësi.

Në Anassa, krahas procedurave apo trajtimeve që kryhen thjesht apo kryesisht për arsye estetike/kozmetike, gjejnë zgjidhje dhe trajtohen në mënyrë profesionale dhe me shumë sukses

edhe rastet e pacientëve të cilët kanë nevojë për kirurgji rikonstruktive të tilla si: rikonstruksion i gjirit pas mastektomisë (paciente me kancer gjiri), rikonstruksion i qafës apo fytyrës në rast prekjeje nga kanceri, kirurgji e hemangiomave, rikonstruktim në rast djegieje, etj.

Eksperienca, pasioni për profesionin, dashuria për trupin e njeriut, të ndërthurura me ndjenjat artistike dhe modestinë, janë çelësi i suksesit të punës së stafit tonë.

Përqasja ndaj cilësisë së shërbimit, shërbimi i personalizuar dhe aplikimi i teknikave bashkëkohore, në bashkëpunim të ngushtë me pacientin, për të kuptuar nga afër nevojat dhe kërkesat e tij/saj, janë filozofia që udhëheq punën e përditshme të stafit mjekësor në Anassa, një staf multidisplinar me mjekë kirurgë plastikë/rikonstruktivë, dermatologë dhe dietologë-nutricionist.

Në qendrën tonë, çdo pacient është unik dhe me kërkesa unike, andaj për ne është njësoj i rëndësishëm, si ofrimi i trajtimeve apo procedurave që ndihmojnë në përmirësimin apo kurimin e pamjes së jashtme, ashtu edhe ofrimi i një funksionaliteti sa më të mirë, sepse në këtë mënyrë ndihmojmë edhe në rritjen e vetëbesimit të pacientëve tanë.

Ndërhyrjet plastike në Shqipëri, por jo vetëm, sidomos gjatë viteve të fundit, kanë njohur kërkesë në rritje. Bazuar në eksperiencën tonë, vendin e parë në këto kërkesa (rreth 50 % të pacientëve) e zënë ndërhyrjet e rinoplastikës rimodelimi i hundës - ndërhyrje e cila përpos rimodelimit nga pikëpamja estetike, shoqërohet me rregullimin e pjesës funksionale (probleme me frymëmarrjen). Pra, zgjidhja që ofrohet në raste të tilla është ndërhyrja estetike – funksionale, që i korrigjon të dyja aspektet - dhe që në qendrën tonë ofrohet me rezultate optimale (pamje natyrale) dhe që zgjasin në kohë.

Të shumta janë edhe kërkesat për abdominoplastikë (rimodelimi i barkut), rimodelim të gjoksit (zmadhim/

zvogëlim/ngritje e gjoksit), liposuksion (heqje e dhjamit), apo edhe ndërhyrjet në fytyrë, si: blefaroplastika (plastikë e kapakëve të syve), facelift (lifting i fytyrës) dhe shumë ndërhyrje të tjera, të cilat ofrohen me shumë sukses në qendrën tonë. Në Anassa, këto ndërhyrje ofrohen nga mjekë kirurgë plastikë grekë, me eksperiencë të gjatë në këtë fushë dhe të specializuar në universitetet më në zë të Evropës. Në duart e profesionistëve, këto ndërhyrje konsiderohen procedura rutinë dhe në sajë edhe të teknologjisë që ne disponojmë, rezultatet janë optimale dhe koha e rikuperimit të pacientit është e shpejtë.

Një shërbim tjetër i rëndësishëm që ofrojmë në Anassa janë konsultat dhe ekzaminimet dermatologjike. Problemet me lëkurën, qofshin ato estetike apo sëmundje dermatologjike, marrin zgjidhje pranë qendrës sonë, falë teknikave dhe aparaturave bashkëkohore. Nisur nga fakti që, për fat të keq, Shqipëria është një vend me përqindje të lartë të rasteve me kancer të lëkurës, nga melanomat më pak të rrezikshme, e deri tek ato vdekjeprurëse, në Anassa disponojmë të gjitha aparaturat bashkëkohore, të cilat bëjnë të mundur zbulimin në fazat e hershme të këtyre sëmundjeve dhe si rrjedhojë edhe trajtimin e duhur për këtë kategori sëmundjesh dhe jo vetëm.

TRAJTIMET DERMO-ESTETIKE

Në kohët e sotme imazhi është një ndër asetet tona më të rëndësishme dhe me një impakt të drejtpërdrejtë si në jetën tonë sociale ashtu edhe atë profesionale. Kjo është edhe arsyeja pse gjithsecili prej nesh mundohet të investojë për të patur një imazh dhe pamje sa më të kuruar dhe rinore. Pse? Sepse kjo na ndihmon të ndihemi më mirë dhe konfidentë me veten dhe të tjerët. Ja pse edhe trendi i momentit, që po gjen aplikim çdo ditë e më shumë, si nga femrat ashtu dhe nga meshkujt, janë trajtimet dermoestetike për lëkurë, fytyrë, trup, flokë etj.

Për këtë arsye, ne në Anassa, kemi investuar në teknologji dhe aparatura nga më bashkëkohoret, për t’ju ofruar të gjithë gamën e trajtimeve dhe procedurave në fushën e trajtimeve dermoestetike. Falë kësaj teknologjie dhe profesionalizmit të stafit tonë, tek ne do

NË ANASSA, KEMI INVESTUAR NË TEKNOLOGJI DHE APARATURA NGA MË BASHKËKOHORET, PËR T’JU OFRUAR TË GJITHË GAMËN E TRAJTIMEVE DHE PROCEDURAVE NË FUSHËN E TRAJTIMEVE DERMOESTETIKE. FALË KËSAJ TEKNOLOGJIE DHE PROFESIONALIZMIT TË STAFIT TONË, TEK NE DO TË GJENI TRAJTIMIN DHE ZGJIDHJEN E DUHUR PËR ÇDO PROBLEM

të gjeni trajtimin dhe zgjidhjen e duhur për çdo problem.

Ne ju ofrojmë trajtime për lëkurën duke filluar nga ato joinvazive, pra, pa injeksione dhe kohë rikuperimi të menjëhershme (trajtime që ndryshe i quajmë edhe “trajtime të pushimit të drekës”) për komoditetin që ofrojnë, deri te trajtimet minimalisht invazive, si: mezoterapia, plazmoterapia, injektimi i Botox apo acidit hialuronik, injektimi i substancave për shkrirjen e dhjamit në zona të caktuara, trajtimi i kapilarëve merimangë si dhe trajtimet me lazer fraksional për rigjenerimin e lëkurës, trajtimin e lëkurës së dëmtuar nga dielli, çikatricet (shenjat) nga aknet, zvogëlimin e poreve të zgjeruara, si dhe heqjen e nishaneve me lazer Deka Smart XIDE2.

Nëse dëshironi një trajtim të thjeshtë rigjenerues për lëkurën tuaj, mund të zgjidhni atë me Hidrafacial, teknologji novative dhe e patentuar për pastrimin e lëkurës, heqjen e pikave të zeza dhe në të njëjtën kohë hidratimin e saj, në sajë të superserumeve ushqyese, duke i dhuruar lëkurës shkëlqim të menjëhershëm.

Mund të zgjidhni një trajtim me peeling kimik me acide frutash apo kombinime të acideve për të ripërtërirë dhe trajtuar problematika të caktuara të lëkurës, si: njollat kafe, poret, aknet apo edhe pasojat nga dielli, si keratozat aktinike.

Ju mund t‘i dhuroni lëkurës kokteje vitaminash, antioksiduesish dhe substancash ushqyese për një pamje më të çlodhur me anë të mezoterapisë, apo të mirëmbani pamjen e re me injektimin e vetë plazmës së përftuar nga gjaku juaj.

Mund të zhdukni në pak ditë rrudhat e ballit, rreth syve dhe të relaksoni pamjen me Botox, si dhe të keni në çast buzë të konturuara dhe të plota, trajtim të rrathëve të zinj poshtë syrit apo korrigjim të defekteve me acid hialuronik të cilësisë së lartë.

Për të gjithë ata që kanë njolla të kuqe në lëkurë (të lindura apo të fituara), kapilarë të kuq të zgjeruar në fytyrë apo hundë, ne ju ofrojmë standardin e artë (gold standard) të trajtimit me lazer PDLCandela V-Beam, duke qenë të vetmit në rajon në ofrimin e kësaj teknologjie.

Për këmbë dhe trup të lëmuar përgjithmonë, pa kostot dhe efektet anësore të padëshiruara të depilimeve standarde, ne ofrojmë Epilimin me Lazer Aleksandrite, Candela GentleLASE, aparaturë lider në treg, që siguron eliminim efektiv dhe përfundimtar të qimeve të padëshiruara, pa kompromentim të lëkurës përreth.

Si përfundim, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’ju ftojmë të na vizitoni pranë ambienteve moderne të Qendrës Anassa nga Hygeia (Spitali Hygeia Tiranë Kati 0).

Anassa - Kurorëzoni Bukurinë Tuaj JU MUND T‘I DHURONI LËKURËS KOKTEJE VITAMINASH, ANTIOKSIDUESISH DHE SUBSTANCASH USHQYESE PËR NJË PAMJE MË TË ÇLODHUR ME ANË TË MEZOTERAPISË, APO TË MIRËMBANI PAMJEN E RE ME INJEKTIMIN E VETË PLAZMËS SË PËRFTUAR NGA GJAKU JUAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.