DESSER I SHPEJTË ME ÇOKOLLATË DHE PANA

Living - - KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR 5/6 PERSONA:

500 ml pana – mundësisht me yndyrë

170 g çokollatë e zezë - e grirë në thërrime të vogla

PËRGATITJA:

1. Hedhim panën në tenxhere, e vëmë në zjarr derisa të shohim që fillon të krijojë flluska në anësoret e tenxheres. E heqim tenxheren nga zjarri, shtojmë çokollatën dhe e përziejmë me rrahëse vezësh me dorë.

E vendosim tenxheren përsëri në zjarr të mesëm, duke e përzier pa ndërprerë për rreth 3-4 minuta.

E zbrazim kremin nëpër gota, e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti dhe më pas në frigorifer për të paktën 3 orë ose më mirë akoma, për një natë.

Këshilla ime: i nxjerrim nga frigoriferi 30 minuta para se t’i shërbejmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.