SHPARGUJ ME BACON

Living - - KUZHINË -

PËRBËRËSIT NË BAZË TË PERSONAVE:

shparguj të freskët (mundësisht) ose të ngrirë vaj ulliri feta bacon

2-3 lugë krem uthulle balsamike 1 lugë mjaltë

2 vezë të ziera – vetëm të verdhat kripë e piper sipas nevojës

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 220° C.

1. Shpargujve u heqim pjesën e fundit dhe u lëmë vetëm pjesën që është e njomë. Nëse janë të trashë, u qërojmë pjesën e fundit dhe në një tenxhere me ujë të kripur u japim një valë, sa të zbuten. I kullojmë dhe i fusim menjëherë në një tas me ujë të ftohtë e akull.

2. I vendosim në një tavë dhe i spërkasim me vaj ulliri, kripë e piper. I rrotullojmë që të lyen me vaj nga të gjitha anët. I ndajmë në grupe me nga 4/5 shparguj dhe secilin prej tyre e mbështjellim me një copë bacon.

I vëmë të piqen për 20 minuta.

I nxjerrim nga furra dhe me një pirun, i spërkasim sipër me kremin e uthullës balsamike të përzier me mjaltë, si dhe me të verdhën e vezës së thërrmuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.