QUMËSHT DHE CRACKER-A BAJAMESH

Living - - GASTRONOMI -

PËRBËRËSIT:

150 g bajame 500 ml ujë 1 banane e vogël 1 lugë e vogël kanellë 1 lugë fara chia 1 lugë mjaltë 1 lugë gjalpë kikiriku

PËRGATITJA:

Bajamet i lëmë në ujë gjatë natës, në mëngjes i kullojmë dhe i kalojmë në blender me 500 ml ujë natyral. I kullojmë në sitë të imët dhe qumështin e përftuar e vendosim në frigorifer. Tulin që mbetet nga bajamet e grira e përziejmë me bananen, kanellën, farat chia, gjalpin e kikirikut dhe mjaltin. Masën e përftuar e vendosim në tavën ku kemi shtruar letër furre, e hapim me kujdes dhe e ndajmë në copëza të vogla katrore. I pjekim për 40 minuta në furrë me temperaturë 150 gradë, derisa të thahen. Ndajmë copëzat nga njëra-tjetra dhe i vendosim në një enë qelqi. Shërbejmë për mëngjes cracker-at të zhytur në qumësht, bajame me fruta dhe mjaltë. Sipas dëshirës shtoni ose pakësoni sasinë e ujit për dendësinë e qumështit. Ruhet në frigorifer për 3 ditë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.