ROSTO VIÇI E MBUSHUR ME PROSHUTË, LAJTHI DHE RRUSH

Living - - KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR 5/6 PERSONA:

800 g mish

100 g proshutë koto në feta

70 g lajthi të pjekura më parë në furrë ose në tigan pa vaj, ose arra 100 g djathë kaçkavall që mund të shkrihet, i prerë në feta të holla 1 bistak rrush, mundësisht pa bërthamë

1 tufë majdanoz

1 gotë verë

1/2 gotë qumësht

2 lugë gjalpë

3 lugë vaj ulliri kripë e piper sipas nevojës spango kuzhine

PËRGATITJA:

1. Mishin e presim në mes me thikë (sikur hapim një libër), e shtypim me rrahësen e mishit dhe e spërkasim me kripë e piper. Vendosim sipër fetat e proshutës, djathit, kokrrat e rrushit të prerë në mes, gjethe majdanozi dhe lajthi.

2. E mbledhim mishin role, e lidhim me spango kuzhine për së gjeri e për së gjati, e lyejmë sipër me pak kripë e piper dhe më pas e skuqim në një tenxhere me 3 lugë vaj dhe 1 lugë gjalpë për 6/7 minuta, derisa të krijojë kore nga të gjitha anët.

3. Pasi të ketë marrë ngjyrë të kuqërremtë, e shuajmë me verë dhe qumësht. I vëmë kapakun dhe e lëmë në zjarr të ulët për rreth 1 orë, duke e rrotulluar mishin herë pas here me dy lugë druri ose lugë normale që të mos e shpojmë. Koha e zierjes varet se sa i njomë është mishi që do të gatuani.

Kur duhen edhe 10 minuta të përfundojë zierja, në tenxhere shtojmë disa kokrra rrushi dhe lugën e gjalpit që kishim lënë mënjanë. Kur të jetë zier, e lëmë të pushojë pak minuta dhe më pas i heqim spangon dhe e presim në feta. E shërbejmë me salcën që është krijuar në tenxhere.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.