RIZOTO ME BORONICA

Living - - KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:

300 g oriz Carnaroli 200 g boronica 750/800 ml lëng perimesh i valuar, i përgatitur më parë me 2 karota, 1 qepë, 1 degë selino, 1 thelb hudhër, disa gjethe borzilok e trumzë

1 gotë verë e kuqe-200 ml

200 g djathë Philadelphia

1-2 lugë mjaltë vaj ulliri, kripë e piper i bardhë

PËRGATITJA:

1. Në një tenxhere hedhim 3 lugë vaj ulliri dhe sapo të ngrohet, shtojmë orizin, të cilin e skuqim për pak minuta. Kur të shohim që kokrrat janë bërë si transparente e shuajmë me verën dhe ngremë zjarrin derisa të shohim që vera është thithur nga orizi.

2. Ulim nxehtësinë dhe shtojmë, sipas nevojës, me garuzhde, lëngun e perimeve, ndërkohë që herë pas here orizin e përziejmë me lugë druri.

3. Grijmë në mikser boronicat, por disa kokrra i lëmë mënjanë për dekorimin e pjatës. Kur duhen edhe 3 minuta që orizi të përfundojë zierjen, shtojmë purenë e boronicave, duke i përzier me lugë druri.

E heqim nga zjarri dhe e përziejmë me djathin Philadelphia. E shpërndajmë nëpër pjata dhe secilën e spërkasim me pak mjaltë të ngrohur më parë në një tenxhere, për ta bërë më të lëngshëm, si dhe pak piper të bardhë të bluar sipër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.