ANTIPASTË E SHPEJTË ME PETË BRISÉE DHE KREM DJATHI

Living - - KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

1 petë brisée djathë Philadelphia pak pana një copë salmon i tymosur–ose jo kripë e piper sipas nevojës

PËRGATITJA:

Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.

1. Petën brisée e presim me thikë në kuadrate. Secilën prej tyre e vendosim mbi tavën e përmbysur ku pjekim muffins-ët, pra, çdo kuadrat e mbështesim në një formë muffins. I pjekim për rreth 20 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë. I heqim dhe i lëmë të ftohen.

2. Në blender grijmë salmonin bashkë me djathin Philadelphia, panën, kripë e piper. Kur format të jenë ftohur, i mbushim me krem. KOHA E PËRGATITJES: 20 MIN. KOHA E PJEKJES: 20 MIN.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.