NEW YORK CHEESECAKE

Living - - KUZHINË -

Në një tas, përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë kosin, panën dhe lëngun e limonit derisa të përftojmë një krem. E lëmë për një orë në temperaturë ambienti dhe më pas e ruajmë në frigorifer të mbuluar me plastmasë kuzhine, deri në çastin kur do të përdoret.

PËRGATITJA E BAZËS:

1. Grijmë në blender biskotat e copëtuara më parë me dorë, derisa të bëhen si pluhur (ose i fusim në një qese, e lidhim mirë dhe i shtypim me rrahësen e mishit, derisa të bëhen si pluhur), shtojmë gjalpin, sheqerin dhe i përziejmë akoma. Më pas, i hedhim në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell ose ku kemi shtruar letër pjekjeje (mirë është që dhe anësoret e tavës të vishen me letër). Me kurrizin e një luge, ngjeshim bazën e brumit në bazën e tavës, por krijojmë një shtresë 3 cm edhe në anësoret e saj. Më pas, tavën e vendosim për 30 minuta në frigorifer, te ngrirja. 2. Pas kësaj kohe ndezim furrën në temperaturën 150° C.

MBUSHJA: në një robot ose tas, përziejmë për 5 minuta me rrahësen elektrike të vezëve: vezët me sheqerin, derisa të bëhen si shkumë, shtojmë djathin Philadelphia me lugë, panën pjesë-pjesë, vaniljen, lëngun e limonit dhe niseshtenë. I përziejmë akoma, derisa të përftojmë një krem homogjen, por tani me shpejtësi minimale.

3. Hedhim kremin mbi bazën që kishim lënë në ngrirje, e shpërndajmë në mënyrë të njëtrajtshme dhe më pas e vëmë të piqet për 60 minuta. Meqenëse koha e pjekjes është e gjatë, nëse është e nevojshme, e mbulojmë me letër alumini pasi të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe. Kur ëmbëlsira të jetë pjekur, nuk e nxjerrim nga furra, por e lëmë për 30 minuta brenda saj, me derën e furrës gjysmë të hapur. Kur ta nxjerrim nga furra, ajo do të shfryhet, por është normale. E lëmë të ftohet në temperaturë ambienti, e vendosim në një pjatë të madhe dhe më pas e vëmë në frigorifer, të mbuluar me plastmasë kuzhine. TË NESËRMEN: kremin e bardhë që do t’i hedhim sipër, e përziejmë me pirun me sheqerin dhe vaniljen që kishim lënë mënjanë dhe e shpërndajmë mbi ëmbëlsirë. E zbukurojmë me fruta të freskëta. Mund të ruhet në frigorifer për 48 orë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.