LIVING OPEN SPACE

Living - - SHTËPI -

SAPO KALOJMË ZONËN E HYRJES, shfaqet zona living, e konceptuar si një hapësirë e hapur, që përfshin një korridor kalimi në shpinën e divanit, zonën e gatimit, të ngrënies dhe zonën librari/TV. E gjitha është e lidhur nga një mobilie modulare e vazhdueshme me forma drejtkëndore, ku zhvillohen funksionet e duhura. Për volumet, është përdorur në mënyrë të guximshme ngjyra gri, e cila i bën ato më të lexueshme dhe falë kontrastit me elementet e bardha, krijon një lojë të bukur formash, që japin vazhdimësi dhe ndjesinë e një hapësire më të madhe. Një element tjetër karakterizues i mobilies, është shpina e saj e bardhë me një ndriçim LED në pjesën e sipërme, e përdorur me qëllim estetik, por edhe funksional për ndriçim dhe atmosferë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.