TUALETI,

Living - - SHTËPI -

një hapësirë relaksi dhe kujdesi për trupin, është konsideruar si një vazhdimësi e natyrshme e stilit të shtëpisë, duke eliminuar diferencën e madhe në trajtim të këtij ambienti, nga ambientet e tjera. Dyshemeja është shtruar me të njëjtën pllakë si zona e hyrjes dhe kuzhina, ndërsa muret janë lyer me një bojë akrilike ngjyrë pastel, e cila garanton higjienën, por vizualisht nuk dallon nga pjesa tjetër e shtëpisë. Dushi është projektuar me dimensione të bollshme, me një pllakë të errët efekt guri, për një eksperiencë sa më autentike dhe natyrale gjatë larjes. Edhe këtu nuk mund të mungonte elementi dru me ngjyrë të ëmbël në planin e lavamanit, i cili bie në kontrast me ngjyrën e errët të pllakave të dushit. Në këtë faqe muri mbizotëron një pasqyrë me dy shirita ndriçimi anësorë. Ambienti pasurohet edhe nga elemente të tjera shtesë dekorative dhe funksionale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.