Përsosmëria e lëkurës në një lule, Pivoine

Living - - MODË -

Për një lëkurë të kuruar, plot jetë dhe të përsosur ju vjen në ndihmë linja e kujdesit Pivoine. Një lehtësi për ato femra që janë të ngarkuara dhe nuk kanë kohë! Ideale për ditët e pushimit. Me efekt perfeksionues, kjo linjë ju dhuron qetësi, redukton problemet e lëkurës, duke ju dhuruar një pamje të freskët dhe të përsosur!

Pivoine Sublime Perfecting Essence

Një serum perfeksionues që ndihmon dukshëm përmirësimin e cilësisë së lëkurës. Do të vini re se ajo do të jetë më e butë dhe e rafinuar, do të ketë më tepër shkëlqim dhe një pamje uniforme. I freskët dhe i lehtë, ky serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave. Ai e përsos menjëherë lëkurën duke vepruar nga thellësia e epidermës, deri në sipërfaqe. Lëkura do të jetë më e lëmuar, poret do të bëhen të padukshme, ditë pas dite do të zhduken edhe problemet më të vogla, lëkura do të jetë e hidratuar, e freskët dhe do të ndjeni butësi me një aplikim të vetëm. APLIKOHET çdo mëngjes dhe mbrëmje, në fytyrë të pastër dhe të thatë, përpara kremit hidratues.

L'OCCITANE PIVOINE FLORA CC CREAM SPF30 40ML

E pasuruar me ekstraktin rigjenerues dhe perfeksionues të luleve të bozhures - lëkura duket më e fortë dhe më e lëmuar. Përbërja e lehtë dhe hidratuese, e lejon lëkurën të marrë frymë lirisht, largon shenjat e lodhjes dhe stresit, si dhe duket e përsosur që pas disa aplikimeve, duke i dhënë lëkurës një pamje tërësisht natyrale: Fytyra duket përsosmërisht e njëtrajtshme dhe gjithë dritë. Lëkura është e freskët dhe toni i saj plot dritë. Problemet e lëkurës, edhe ato më të voglat, bëhen gjithnjë e më të padukshme. Lëkura do të jetë e qetë dhe e mbrojtur (SPF 30), me praninë e filtrave natyrale UV: formula që e mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të diellit, por edhe të moshës. Për një ton të freskët dhe natyral përdorni nuancën e lehtë, për një ton menjëherë rrëzëllitës përdorni nuancën medium. Sakaq, lëkura do të jetë më e bukur, por edhe e freskët, plot dritë dhe me një pamje uniforme deri në mbrëmje. Mund të përdoret fare mirë çdo ditë në vend të hidratuesit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.