Mrekullohem nga gjithë kjo bujari dhe magji e natyrës dhe brenda vetes ndiej një dëshirë krejt të natyrshme për ta sjellë pranverën në çdo qoshk të jetës sime, madje më lind një ide edhe më e çmendur:

Living - - EDITORIAL -

po sikur ta kthej pranverën në një stinë dhuratash? Unë besoj se pranvera është stina e dhuratave dhe e fillimeve të reja. Ajri pranveror, i mbushur me aroma të ëmbla dehëse, dhe dita e gjatë të motivojnë të “lulëzosh” edhe shpirtin. Ja disa prej dhuratave që mund të bëni këtë pranverë:

1 Lulëzoni jetën e dikujt që ka harruar të buzëqeshë. Mund të jetë një shok, shoqe, një i afërm, fqinj etj.

2 Ëmbëlsoni marrëdhëniet me njerëzit tuaj më të shtrenjtë, duke u falur kohë, vëmendje dhe përkushtim. E ku ka dhuratë më të mirë, se një dhuratë dashurie!

3 Dhurojini gjallëri shtëpisë me një prekje pranverore: vendosni lule në çdo dhomë, riorganizoni me kujdes mjedisin familjar pas dimrit të gjatë gjumash :-) Qirinjtë e ndezur buzëmbrëmjes janë një prekje magjike ndërkohë që në sfond luhet muzikë.

4 Zgjidhni një mik apo mikeshë dhe dhurojini miqësinë tuaj gjatë stinës së pranverës, inkurajojeni dhe shtoni në listën e gjërave që bëni së bashku ndonjë vajtje në kinema, shëtitje në natyrë, udhëtim në një vend që ju pëlqen etj. Ju i njihni mirë miqtë tuaj dhe e dini se çfarë u pëlqen atyre, kështu që jam e sigurt se do të bëni zgjedhjen e duhur.

5 Jini mirënjohës ndaj njerëzve që ju ofrojnë shërbime: shitëses së bukës, edukatores së kopshtit, faturuesit të energjisë elektrike dhe të gjithë atyre që ju rrethojnë, të cilët nuk e prisnin kurrë këtë falënderim të veçantë.

6 Bëjini dhuratë vetes dhe familjes një jetë të shëndetshme: zgjidhni një stil jetese që të ushqeni trupin, shpirtin, mendjen dhe merruni me aktivitet fizik: sport apo thjesht ecje në natyrë.

7 Falni. Falja është dhurata më e mirë që mund t’i bëni dikujt. Jepini një mundësi të dytë një marrëdhënieje të prishur. Mosfalja jo vetëm që shkatërron marrëdhëniet, por na dëmton fizikisht, emocionalisht dhe shpirtërisht.

8 Dhurojini bujarinë tuaj një të panjohuri që bën një punë të vështirë: një punonjësi të pastrimit në qytet, një kamerieri, duke u dhënë një bakshish bujar etj.

9 Lutuni për dikë gjatë kësaj stine. Mendoni, lutuni dhe mbajeni atë pranë shpirtit tuaj.

10 Tregohuni mikpritës ndaj një të afërmi, miku apo dikujt në nevojë. Mikpritja është një dhuratë e çmuar.

11 Dhurojini dikujt një libër. Zgjidhni një libër të mirë dhe bekojeni dikë me dhuratën e dijes.

12 Nxitni dhe motivoni. Zgjidhni dikë dhe “jepini krahë e sy” drejt së ardhmes.

13 Dhurojini kujtimet dikujt që keni kohë pa e takuar, parë apo biseduar.

14 Të gjithë i pëlqejnë ëmbëlsirat! Unë vdes për to! Përgatitni ca biskota apo mbushni një shportë kashte me fruta dhe gëzoni dikë këtë pranverë. Lumturia në sytë e atij që do t’i bëni surprizën, do t’ju mbushë me gëzim.

15 Kur të pastroni shtëpinë me themel, dhurojini komuniteteve dhe familjeve në nevojë ato që nuk ju hyjnë në punë.

16 Dhuroni kohë, energji, aq të ardhura sa mundeni për çështjet / kauzat në ndihmë të personave me aftësi ndryshe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.