ELEGANCA MASHKULLORE

Living - - PËRMBAJTJA - NGA SANTANA ÇOMORA FOTOGRAFIA: EDVINA META

Gjatë kësaj periudhe, Living ka prezantuar plot vajza, të cilat, pasionin për të bukurën dhe modën e kanë në ADN, duke na frymëzuar dita-ditës me të rejat më të fundit. Edhe pse vonë, ne mendojmë se ka ardhur koha t’i kushtojmë pak rëndësi edhe meshkujve, të cilët, ashtu si ne femrat, kanë stilin e tyre të të mbajturit. Në vendin tonë janë të rrallë ata që dinë të kurojnë veten dhe të dallohen për mënyrën se si vishen dhe ata që janë bien në sy menjëherë. Në fakt, stilin nuk mund të na i dhurojë askush, edhe pse mund të vishemi nga një stilist i njohur. Ashtu si shumë gjëra të tjera, ai mbetet personal, duke u shndërruar në një lëkurë të dytë.

ELKIER SHUKLE ËSHTË 27-VJEÇARI NGA ELBASANI, që di të ndërthurë mjaft mirë të gjitha stilet, si atë sportiv, ashtu edhe atë klasik. Është i pari që vjen në këtë rubrikë të re për të na folur më shumë rreth meshkujve fashionistë. I qeshur, i çiltër dhe mjaft pozitiv, ai tregon me dashamirësi faktin se në qytetin ku jeton, bie në sy për këtë gjë. Nuk ndihet në siklet, madje kjo e frymëzon që pamja e tij të jetë çdo ditë e ndryshme dhe sa më elegante. Djaloshi nga Elbasani është në kërkim të gjërave të bukura, duke gërshetuar profesionin e tij si futbollist me pasionin për t’i stiluar vetë veshjet e tij. Një pjesë e mirë e gardërobës është ideuar nga vetë ai, që së bashku me të ëmën, në atelienë që kanë përpiqen të sjellin trendet më të reja, duke i bërë në fillim pjesë të vetes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.