KALEIDOSKOP TRENDI PRANVEROR

Living - - PËRMBAJTJA -

GJEOMETRIA ËSHTË KRYEFJALA E KËSAJ PRANVERE. Një mbretëri vizash, katrorësh, trekëndëshash, rombesh e trapezesh do të pushtojnë një pjesë të mirë të veshjeve tona, duke u shndërruar në must-in e momentit. Po të ndalemi pak, vëmë re se kjo është një tendencë që nuk ka dalë kurrë nga moda, por, këtë vit vjen fuqishëm, duke u shfaqur në forma të ndryshme e duke sjellë këndvështrime të reja. Të gjitha këto figura gjeometrike krijojnë një kaleidoskop, duke kombinuar materialet me ngjyrat e dizajnet e duke na ofruar një stil bashkëkohor dhe mjaft elegant në të njëjtën kohë. Protagoniste të këtyre figurave do të jenë ngjyrat e ndezura, që në njëfarë mënyre do të bëjnë dhe ndarjen pamore, duke na sjellë edhe një herë modën e viteve `60, të interpretuar në ditët e sotme. Janë të shumtë arkitektët e dizajnit që e kanë bërë të tyrin këtë stil, duke sjellë një risi të momentit, për të theksuar sërish se moda nuk ka nevojë për teorema, por është e pranueshme për të gjithë nëse di të kombinohesh me shije.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.