FUQIA FEMËRORE

KOMBINIMI PERFEKT I PIKAVE ME VIJAT, DUKE LUAJTUR ME NUANCAT E NDEZUARA, KARAKTERISTIKE PËR VITET `70.

Living - - PËRMBAJTJA -

Të lira, të bukura e me plot fantazi për jetën. Ato janë katër vajza: të katërta të dashuruara me çdo çast, duke gëzuar grimcat e vogla që dhuron natyra e brenda kësaj bote, janë ëndërrimtare të përjetshme. Rendin pas motiveve, enden fushave në kërkim të së bukurës, duke qenë dhe lajmëtaret e para të stinës së re. Nën siluetat e tyre elegante, ato prezantojnë tendencat më të reja, plot hijeshi e elegancë, duke treguar njëkohësisht dhe fuqinë femërore, për t’i bërë ballë çdo ndryshimi të mundshëm. Muaji mars është muaji i femrës dhe për këtë arsye ne ju kemi sjellë një editorial, në fokus të të cilit është fuqia femërore.

“TË QENËT FEMËR ËSHTË SHUMË JOSHËSE: një aventurë që kërkon guxim, një sfidë që nuk të mërzit kurrë.”

– Oriana Fallaci

NGA SANTANA ÇOMORA FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ FASHION EDITOR: STELA PLAKA VESHJET: MANGO (Fashion Group Albania)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.