SFIDA PËR NJË LËKURË TË BUKUR NË PRANVERË

Living - - PËRMBAJTJA -

Pranvera është stina e luleve plot ngjyrë dhe aromë, mëngjeseve të ngrohta dhe pasditeve me diell. Sigurisht që me ardhjen e saj, ndryshojnë edhe temperaturat! E kur vjen fjala te kujdesi për lëkurën, kalimi nga stina e ftohtë e dimrit në pranverë, kërkon një kujdes të veçantë dhe mbi të gjitha, produktet e duhura kozmetike. Revista “Living” vjen me disa këshilla praktike për ju.

Për një lëkurë plot dritë gjatë gjithë ditës, mos kërkoni më kot! Zbuloni ritualin e kujdesit me linjën Pivoine nga L’Occitane.

Pivoine Sublime Petal Cleansing Oil

Me petale të vërteta bozhuri nga Provence, L’Occitane sjell një produkt luksoz për kujdesin e fytyrës. Aplikimi i vajit pastrues Pivoine i dhuron lëkurës butësi dhe rrezatim, ndërsa largon të gjitha gjurmët e papastërtive. Me një strukturë vajore të pasuruar me petalet natyrale të bozhurit, ky produkt pastron thellësisht dhe butësisht lëkurën, duke e lënë atë të freskët dhe të hidratuar. APLIKOHET duke masazhuar vajin në fytyrë (me sy të mbyllur, me duar të lagura ose të thata). Vazhdojeni masazhin me ujë, në mënyrë që vaji të kthehet në një shkumë të lehtë dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Pivoine Sublime Perfecting Cream

Kremi perfeksionues Pivoine përsos lëkurën duke i dhënë shkëlqim dhe gjallëri. Ky krem do të përmirësojë, hidratojë dhe zbutë lëkurën, duke e bërë atë të duket dhe të ndihet më e shëndetshme se kurrë më parë. Me përbërës aktivë natyralë, ofron jo vetëm 24 orë hidratim, por falë ekstraktit të dyllit të bletës, dhuron hidratim optimal, duke bërë që lëkura të ketë butësi, freski dhe një ndriçim natyral. Falë ekstraktit të bozhurit, i cili zvogëlon poret dhe venat e imta, përmirëson dhe perfeksionon dukshëm pamjen e lëkurës. Ky krem ofron kujdesin e duhur për të cilin ka nevojë lëkura juaj. APLIKOHET çdo mëngjes dhe mbrëmje, pas përdorimit të serumit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.